Libraritë u rihapën, por kryesojnë shitjet online. Më të kërkuara “paketat familjare”

Shumë njerëz kanë zgjedhur që të shtojnë leximin e librave gjatë ditëve të izolimit në shtëpi. Edhe pse libraritë u rihapën këto dy ditë shitjet më të shumta vijojnë online, ndërsa më të pëlqyera mbeten ata libra, pjesë e paketës familjare, siç sqarojnë librashitësit.

Karantina duket se i ka afruar me shume qytetarët me librin.

Megjithëse të izoluar fizikisht mendja e tyre kalon kufijte ndihmuar nga leximi.

Libraritë dhe pikat e shitjeve të librave kanë qenë të mbyllura gjatë dy javëve të para, por prej kësaj të hëne qeveria vendosi hapjen e këtyre aktiviteteve.

Megjithëse me grila mbyllur, këto biznese kanq funksionuar online.

Në ditët e para kur ky aktivitet ka rinisur punën, numri i qytetarëve është i ulët, kjo për shkak të frikës së përhapjes se koronavirusit, dhe lehtësisë që të ofron blerja online.

Krahasuar me periudhën para përhapjes së Covid 19 në shqipëri, lista e blerjeve nga nje person përfshin shume gjini të librit, një blerje që shitësit e quajnë paketë familjare.

Kjo konfirmohet edhe nga vetë qytetarët, të cilët e shohin librin si një mënyrë e mirë për të kaluar këto ditë karantinë.

Ndërkohë që libraritë kanë qenë të mbyllura, në ditët me diell në Tiranë nuk kanë munguar as ata pak shitës ambulantë të librave.

Libraritë u rihapën, por kryesojnë shitjet online. Më të kërkuara “paketat familjare”

SHKARKO APP