Librat shqiptarë të përkthyer në gjuhë të huaj – Ministria e Kulturës shpall fituesit e fondit të Përkthimit Letrar

Pesë vepra në shqip të autorëve të ndryshëm do të përkthehen në gjuhë të huaj, në përpjekje për të promovuar letërsinë shqiptare jashtë vendit.

Ministria e Kulturës, në bazë të politikave në mbështetje të autorit shqiptar si edhe në përkrahje të përkthyesve dhe shtëpive të huaja botuese të interesuar në përkthimin e letërsisë shqipe, shpalli listën e fituesve të Fondit të Përkthimit Letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj, për vitin 2017.

MK bën të ditur se aplikimet e mbërritura nga 30 Qershori deri më 28 Korrik kanë qenë vetëm 8, nga ku janë përzgjedhur 5 prej tyre, të cilët kaluan fazën e seleksionimit nga kolegjiumi dhe ekspertë të fushës së letërsisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Nr. Shtëpia Botuese Titulli i librit Autori Përkthyesi Gjuha
1. Rubbettino Editore Rrëfenja me ndërkombëtarë Ylljet Aliçka Elio Miracco Italisht
2. Salento Books Bolero në vilën e pleqve Fatos Kongoli Luigi Ruggeri Italisht
3. Plethora Editions Ndërhyrjet e zotit Shyti Adrian Vehbiu Eleana Zhako (Ziakou) Greqisht
4. Editorial Argonáutica Përmbledhje poetike Luljeta Lleshanaku Lucia Paprčková Spanjisht
5. Salento Books Unë kam vrarë Eni Vasili Valentina Notaro Italisht

Fondi i Përkthimit nga Gjuha Shqipe synon t’u vijë në ndihmë përkthyesve të huaj që janë të interesuar të përkthejnë nga gjuha shqipe, si dhe t’u lehtësojë kostot e botimit botuesve që marrin përsipër t’u ofrojnë lexuesve të huaj vepra të letërsisë shqipe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?