Libri i ri i Fatos Kongolit, detaje për arrestimin e sportistit që shoqërohej me vajzën e Enver Hoxhës

Shkrimtari Fatos Kongoli ka publikuar së fundmi një libër të ri. Titulli i librit është “Gjemia e mbytur”.

Në të flitet për ngjarje dhe personazhe të kohës së komunizmit.

Një nga këto ngjarje me shumë gjasë është edhe ajo e zhdukjes së basketbollistit arkitekt, djalit që shoqërohej me vajzën e Enver Hoxhës. Djali VIP, që në roman vjen me emrin Roert Fusha, u mbyll në spitalin psikiatrik e më tej u degdis në burg, ku humbi jetën nga një masiv shkëmbor.

Kur e pyet Kongolin për vërtetësinë e këtij episodi, ai të përgjigjet qetë:

“Kushdo mund t’i bëjë leximin e tij librit. “Gjemia e mbytur” tërhoqi menjëherë vë mendjen e lexuesit, jo vetëm sepse u fol se ai trajtonte deri diku çështjen e dosjeve apo se personazhet e tij janë ish­sigurimsa, por edhe për shkak të titullit të tij. Më kanë pyetur shumë veta për këtë, por unë preferoj të mos përgjigjem. Titulli është një metaforë dhe kush lexon librin, e zbulon atë”, thotë Kongoli.

SHKARKO APP