Libri i Sokol Olldashit; “Unë dhe unë”
Pritet të dalë në treg në libraritë e Tiranës libri me poezi i deputetit të ndjerë, Sokol Olldashi. Libri përmban krijimet më të fundit të tij dhe familja është kujdesuar për botimin. Libri titullohet “Unë dhe Unë” dhe ka një parathënie nga shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli.
Ky i fundit, duke folur për Panoramën, thotë se ka pasur një njohje me familjen e Olldashit, që në kohërat kur Dashnor Mamqi ishte kryeredaktor i gazetës “Zëri i popullit”. Agolli thotë se do ia shkruante parathënien edhe nëse do ishte gjallë. “Kemi qenë miq, pavarësisht ngjyrimeve politike,” thotë ai, duke vlerësuar talentin e Olldashit në poezi.