Liderët e mikroshteteve mblidhen së bashku – Nga monarkët imagjinarë tek diktatorët pushtues

Mikroshtetet janë një trend në rritje në të gjithë botën, ku individë të thjeshtë vetëdeklarojnë themelimin e shteteve të tyre, sovraniteti i të cilëve nuk njihet. Pavarësisht se mbretëritë e tyre qëndrojnë imagjinare në letra, ata i njohin vetes tituj, krijojnë sisteme qeverisëse dhe folklorin kombëtar.

Çdo dy vjet, liderët e këtyre vendeve mblidhen në MicroCon, një konventë e cila huazon modelin e Kombeve të Bashkuara.

Edhe pse pjesërisht fantazi, pjesërisht teatër absurd, liderët e mikroshteteve të ndryshme u kushtojnë një vëmendje të veçantë detajeve realiste. Por përtej flamujve, uniformave dhe titujve, puna e përditshme e këtyre individëve varion nga trajnues të trupave ushtarake, si presidenti i Molossia Kevin Baugh, e deri tek menaxherë skene në Disneyland, si mbreti  i Shiloh, Timothy Miller.

Republika e Molossia (Dayton, Nevada)

Ky mikroshtet u themelua nga Kevin Baugh pranë Dayton në Nevada dhe ka vulën e tij, monedhën zyrtare dhe pullat postare. Megjithatë ai pranon se flamuri nuk është krejt origjinal, por është një version i përmbysur i flamurit të Sierra Leones. Moti i shkretëtirës nuk është favorizues për flamujt, ndaj presidentit Baugh i duhet një flamur që ishte i lehtë dhe i lirë për t’u zëvendësuar.

Ruritania (Stone Mountain, Georgia)

Ruritania u themelua nga Mbretëresha, asokohe adoleshente, Anastasia, emri i plotë i së cilës është Anastasia Sofia Maria Helena von Rubenroth Elphberg e Ruritanisë.

Uberstadt (Mountlake Terrace, Washington)

Uberstadt u themelua nga Mbreti Adam dhe disa shokë të tij nga gjimnazi në një periferi të Seattle. Vlerat e saj kryesore janë një ekonomi pa para, ligje të forta mjedisore dhe demokraci direkte.

Calsahara

Një bashkim i emrave të Kalifornisë dhe Saharasë, Calsahara është një mikroshtet 120 hektarë në jug të shkretëtirës së Kalifornisë. Ajo u kolonizua dhe pushtua në vitin 2017 nga Westarctica, një mikroshtet i drejtuar nga Travis McHenry.

/SCAN

SHKARKO APP