Lidhuni me natyrën dhe trashëgiminë kulturore

Parqet tona janë vendet ku mund të jeni një me natyrën. Për këtë arsye organizata botërore për mbrojtjen e natyrës WWF ju fton që të bashkoheni me natyrën në këtë ditë kur festohet dita Evropiane e parqeve.

“Zonat e mbrojtura janë me rëndësi për mbrojtjen e natyrës, si dhe për popullatën që jetojnë afër tyre,” tha Kasandra-Zorica Ivanic nga WWF Adria. “Në parqe mund të shohim më së miri se si funksionon në mënyrë të qëndrueshme bashkëjetesa e njerëzve dhe natyrës, dhe kjo mund te përkrahet nga hulumtimi jonë mbi benefitet e parqeve ku kanë marrë pjesë me shumë se 1300 banorë nga 58 zona të mbrojtura në regjion.”

Në ueb faqen natureforpeople.org mund të gjeni tregime të ndryshme nga parqet në regjion ku është theksuar afërsia e njerëzve me natyrën. Aty janë shembuj te programeve edukative sikur ambasadorët e rrëqebullit në Shqipëri, kampet e të rinjve në parkun Gërmia në Kosovë ose akademia e WWF-it për natyrën në Serbi, si dhe shembujt e trashëgimisë kulturore me djathin e Livnos dhe krijimin e palëve të interesit në parkun Una në Bosnje dhe Hercegovinë. Është edhe rasti festivalit të famshëm të mollëve në parkun Kozjanski në Slloveni.

Në ditën e parqeve te Evropës, parku kombëtar Lugina e Valbonës do të ngritë zërin kundër shkatërrimit të margaritarit të saj lumit Valbona.

Në këtë ditë lumi Valbona do të rrjedhë në sheshin Skënderbe për të protestuar “kundër” ndërtimit të hidrocentraleve që po kërcënojnë lumin Valbona, i cili është një ndër lumenjtë e fundit te paprekur të Evropës dhe është zemra e Parkut Kombëtar Lugina e Valbonës. Artisti bashkëkohor Klodjan Deda ka dizajnuar një instalacion artistik vizual që do të transferoj lumin në mënyrë simbolike dhe holografike nga parku kombëtar në sheshin Skënderbe, në kryeqytetin e Shqipërisë. Kjo protestë është apel për kryeministrin Edi Rama, që të ndaloj ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar.

SHKARKO APP