Ligj kundër turistëve që peshojnë mbi 100 kg (FOTO)

Greqia, një vend që njihet për numrin e lartë të turistëve, ka vendosur një ligj kundër vizitorëve obezë. Shumë prej turistëve që vizitojnë ishujt e bukur, si Santorini, pëlqejnë të bëjnë xhiro dhe foto me gomerë.

Përdorimi i kafshëve për tërheqje të tilla turistike ka hasur kundërshtime të shumta nga mbrojtësit e tyre, sidomos për rastet e turistëve obezë, të cilët i stërmundojnë për një foto.

Në fakt, është regjistruar një numër i lartë gomerësh me dëmtime në shtyllën kurrizore dhe që kanë përfunduar të paralizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë arsye, turistët mbi 100 kg e kanë të ndaluar të hipin mbi gomerë. Kjo është menduar si pesha maksimale që mund të mbajë një gomar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?