Ligji aktual zgjedhor është antikushtetues dhe antidemokratik!

Nga Zef Bushati –
Tryeza e Partive Jo Parlamentare per Ndryshimin e Kodit Zgjedhor u mblodh per here te fundit me date 5 Dhjetor 2018, dhe ne perfundim doli me nje deklarate ne mbeshtetje te Rezolutës se miratuar nga 470 eurodeputete te Parlamentit Europian per Shqiperine me 30 Nentor 2018, i cili theksonte si detyrë për vendin tonë:
a.- Miratimin e Reformën Zgjedhore para Zgjedhjeve Lokale , si kushtin kryesor për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, vendim që do të merrej në Tetor 2019. ( Shqiperise nuk ju miratua hapja e negociatave nga vendet Antare te BE edhe per mos realizimin e kushtit te ndryshimit te Ligjit Zgjedhor )
b.- Depolitizimi i plote Administratës Zgjedhore nga KQZ e deri te Komisionet e numërimit.
c.- Transparencë në financimin e fushatës.
ç.- Regjistrimin e votuese.
d.- Përdorimin e teknologjive të reja të votimit. Votim Elektronik.
e.- Votimin e shqiptareve emigrante jashtë vendit.
Kjo Rezolute e 470 eurodeputeteve duket sikur u hodh ne ( koshin e plehrave ) dhe nuk u ratifikua nga Parlamenti i Shqiperise. PS e PD asnjehere nuk e permenden kete rezolute.
Partia Aleanca Demokristiane: sistematikisht gjate 6 viteve te fundit ka shprehur shqetesimet dhe propozimet rreth ndryshimit te Kodit Zgjedhor, te cilin ADK e ka deklaruar si Kodin Zgjedhor me Anti Demokratik ne vendet e Bashkimit Europian, i cili shkel tre Nene te Kushtetutes se Shqiperise. Shkelje:
a.- Nenin 1, pika 3: Qeverisja bazohet ne nje sistem zgjedhjesh te lira, te barabarta, te pergjithshme e periodike. ( Mungon Plotesisht barazia zgjedhore midis partive politike konkuruese ne zgjedhje ne shkelje te Kushtetutës )
b.- Nenin 18,pika 2 Askush nuk mund te diskriminohet padrejtesisht per shkaqe te tilla si…bindjet politike.. (  Partite e vogla diskriminohen ne cdo drejtim, si nga ana e te drejtave konkuruese ashtu dhe ne barazine financiare dhe propagandistike ne Media, etj. ne shkelje te Kushtetutës )
c.- Nenin 45, pika 4: vota eshte vetjake, e barabarte, e lire dhe e fshehte. ( Vazhdon te aplikohet votimi kolektiv nepermjet nje pjestari te familjes ne shkelje të  Kushtetutës )
Partia Aleanca Demokristiane Aleanca  kerkon :
a.- Ndryshime rrenjesore te Ligjit Zgjedhor ne respektim te Kushtetutes.
b.- Kerkojme qe Kodi Zgjedhor te garantoje barazi te plote financiare dhe zgjedhore midis partive politike qe konkurojne ne zgjedhje Parlamentare dhe Vendore.
c.- Kerkojme nje Kod Zgjedhor, simbas standarteve europiane, i cili do te eleminonte kriminalizimin e Parlamentit, di te eleminonte Deputetet me rekorde kriminale, do te eleminonte deputetet injorante qe nuk kane lexuar as kushtetuten dhe qe nuk njohin ligjet e saj, do te eleminonte deputetet mashtrues qe i kane diplomat e shkolles ne menyre fiktive dhe te blere me para korruptive, do te eleminonte parimin e “lavjerresit” qe pushteti te shkoje njehere tek PS e njehere tek PD duke dhunuar partite e tjera.
ç.-  Kerkojme depolitizimin e plote te Komisioneve Zgjedhore duke filluar nga KQZ e deri tek Komisionet e Votimit dhe te numerimit.
Ne asnje vend te botes nuk ndodh qe dy parti Drejtojne e Menaxhojne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe te gjitha Komisionet deri tek Qendrat e votimit. Ky eshte konflikt i hapur dhe i paster interesi, nga me te qartat dhe nga me te korruptuarit. Si mundet te drejtojne ata qe vete garojne.
Asnje parti politike nuk duhet te kete Antare ne asnje nga Komisionet. Te gjitha partite nga PS, PD, dhe te tjerat duhet te kene vetem nga nje vezhgues ne qendrat e votimit dhe numerimit.
Zgjedhjet nuk duhet ti organizoje, drejtoje dhe i menaxhoje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ, i cili perbehet nga dy parti politike. Zgjedhjet duhet ti drejtoje e menaxhoje nje institucion qe nuk ka konflikt interesi si psh, Banka Raiffaisen (Si ne Angli ) ose Gjykata  e Larte ( si ne Itali )
Zgjedhjet duhet te administrohen nga  avokate e notere qe nuk paguhen nga Qeveria.
d.- Kerkojme te zgjidhet problemi i financimit te partive politike.
Qeveria nuk duhet te financoje asnje parti politike nga buxheti i taksapaguesve Shqiptare.
Nje shembull:
Vendimi Nr. 25 Date 11.02.2019  “PËR SHPËRNDARJEN E FONDEVE VJETORE PARTIVE POLITIKE NË FORMËN E NDIHMËS FINANCIARE VJETORE PËR VITIN 2019”
1.     Partia Socialiste e Shqipërisë:             86.065.992 leke te reja 705.458. euro
2.     Partia Demokratike:                             52.808.975
3.     Levizja Socialiste për Integrim:          27.160.224
4.     Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet:  10.107.290
5.     Lista e Barabartë:  LIBRA                 6.570.833
6.     Partia Socialdemokrate:                      7.286.685
Totali 190.000.000 leke te reja ose           1milion e 560 mije euro
Partia Aleanca Demokristiane 0 zero lek, po keshtu edhe Partite e tjera te Vogla qe marin pjese ne zgjedhje.
Kjo eshte BARAZIA qe eshte e sangsionuar ne Kushtetute ?
Partia Aleanca Demokristiane kerkon qe asnje parti Politike nuk duhet te Financohet nga Buxheti i Taksapaguesve Shqiptare vecanerisht ne kete sitate te rende ekonomike qe po kalon polulli shqiptar.
Partite te financohen nga kuotat e antareve dhe nga sponsorizime e donacione transparente.
dh.- Kerkojme te zgjidhet ne menyre te barabarte midis partive konkuruese koha e propagandes televizive,
e.- Kerkojme qe Listat e kandidateve te jene te hapura ne menyre qe qytetaret te zgjedhin ate qe duan e jo ate qe e cakton Kryetari i Partise.
ë.- Kerkojme nje Sistem Proporcional pa tavan, pa koeficent 2.5% te percaktuar ne Kushtete, por sic e kane 80% e shteteve europiane te BE. Shembulli Gjerman eshte ne dem te demokracise dhe barazise. Kuota 5% si ne Gjermani apo 2,5% si ne Shqiperi eshte formule e dhunes ndaj qytetareve te subjekteve politike te cilet nuk e arrine kete kuote.
Nje parti mund te fitoje nje vend Deputeti ne parlament edhe me 0.8% .
 Eleminimi me kuote ose me dhune eshte anti demokratik.
Shqiptaret sot e dine se cfare eshte e mira, e dine se kush eshte i miri, e dine se kush eshte i ndershem qe punon mire dhe per interesat e shtetit dhe te popullit.
f.- Kerkojme te mos votohet ne kundershtim me Kushtetuten.
Vota eshte vetjake. Asnje individ nuk duhet te votoje ne emer te familjes, fshatit, komunes, qofshin ata edhe “te fortet”, kriminelet dhe te korruptuarit.
g.- Kerkojme te respektohet Kushtetuta dhe te mos diskriminohet asnje nga  Partite politike dhe Antaret e tyre per bindje politike, nepermjet Kodit Zgjedhor, qe kane hartuar dy parti.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, te siguroje mbrojtjen efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin per bindje politike
gj.-Kerkojme votim dhe numerim elektronik.
h.- Kerkojme qe te votojne te gjithe emigrantet shqiptare ne bote per kandidatet e tyre sipas numrit te votuesve te nje zone elektorale te percaktuar me ligj  ( modeli Kroat )
4.-  Aleanca per Ndryshimin e Kodit Zgjedhor deklaron se:
Mbeshtet fuqimisht kerkesen e Parlamentit Evropian i cili kërkon që Reforma Zgjedhore të bëhet e plotë para zgjedhjeve të vitit 2019.
Mbeshtet kerkesat e OSBE dhe partnereve tane strategjik SHBA dhe BE
Partia Aleanca demokristiane kërkon që : “Reforma të miratohet në kohën e duhur para Zgjedhjeve te parakoheshme Vendore dhe zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2021”
Aleanca per Ndryshimin e Kodit Zgjedhor ka shprehur bindjen se Rezoluta e Parlamentit Europian  vendosi para pergjegjesise jo vetem PS ne Pushtet dhe PD ne opozite por edhe Drejtuesit e Larte te BE dhe OSBE/ODHIR ne Shqiperi, ne Vjene e Bruksel.
Partia Aleanca Demokristiane shpreh keqardhjen qe kjo Rezolute nuk u mor ne konsiderate dhe nuk u ratifikua ne Parlamentin e Shqiperise
Aleanca per Ndryshimin e Kodit Zgjedhor  u angazhua per nje rol te rendesishem qe duhet te marrin persiper  edhe Partite Politike Parlamentare dhe Jo Parlamentare, Shoqeria Civile, Shoqatat, Organizatat dhe  Intelektuale te Pavarur nga bota Akademike, te cilat kanë me shume se 3 vite qe luftojne per Reformen Zgjedhore, per ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
5.-  Aleanca per Ndryshimin e Kodit Zgjedhor kerkoi qe:
OSBE te korigjoje arsyetimin e vjeter te saj per Shqiperine dhe shqiptaret, duke i konsideruar nje shtet dhe nje popull ne zhvillim e siper, duke mbartur keshtu edhe nje pjese te fajit per ate cfare ka ndodhur e cfare po ndodh ende sot ne Shqiperi !
Arsyetimi i OSBE per Shqiperine dhe shqiptaret kerkojme te jete bashkohor dhe realist per te ndihmuar Shqiperine drejt antaresimit sa me te shpejte ne BE.
OSBE nuk duhet te lejoje qe zgjedhjet ne Shqiperi te behen simbas deshires se Kryeministrit te rradhes, por simbas nje Ligji Zgjedhor Europiano Perendimor.
Aleanca per Ndryshimin e Kodit Zgjedhor kerkoi  qe  OSBE/ODHIR te jete e vendosur per realizimin e rekomandimeve te Parlamentit Europian si dhe te Rekomandimeve te formuluara pre saj.
Ne respektim edhe te paragrafit 25 të Dokumentit të Stambollit të OSBE-së të vitit 1999, shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së angazhohen “të ndjekin menjëherë vlerësimet dhe rekomandimet e ODIHR-it për zgjedhjet”.
Konkluzion:
5.-  Aleanca per Ndryshimin e Kodit Zgjedhor shprehu bindjen se:
Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor do lehtesohen e do te shkojne drejt zgjidhjes  hallet dhe problemet e medha qe shqetesojne sot qytetaret shqiptar, do te ndryshoje rrjedha e zhvillimeve politike, ekonomike e sociale ne Shqiperi.
Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor do te marre fund sistemi dy partiak i cili keto 28 vite ka prodhuar Deputete, Qeverisje, sistem drejtesie te korruptuar e te inkriminuar.
Paradoksi i cili u vu re edhe ne zgjedhjet e fundit per Pushtetin Vendor eshte qesharak dhe tregon haptazi qe perberja aktuale e KQZ eshte politike dhe le per te deshiruar
KQZ u shpreh me vendim “Per Depozitimin e Kerkeses per regjistrimin e Partive Politike dhe Komitetit Nismetar.”  Aktet per rregjistrimin e partive politike si subjekt zgjedhor dhe KOMITETIT  NISMETAR ne KQZ. Ne zbatim te Nenit 64, Nenit 70,pika 3 Partite Politike duhet te regjistrohen jo me vone se data 21 Prill 2019.
 Ky eshte njoftimi zyrtar i KQZ.
Ky eshte paradoksi 29 vjecar ! Pervec Partive Politike regjistrojne edhe KOMISION NISMETAR ( Komisioni nismetar per themelimin e nje partie politike )
Cfare eshte ky Komision Nismetar ?
Nje grup nismetaresh qe mblidhen per te themeluar nje parti politike, shkruajne statutin, programin, proces verbalin e mbledhes, dhe Aktin e themelimit.
Zgjedhin nje Komision nismetar dhe nje Kryetar te Komisionit Nismetar dhe i depozitojne ne gjykate.
Gjykata nxjerr vendim per regjistrimin Komisionit Nismetar dhe Kryetarin e ketij Komisioni te cilet deklarojne se do te themelojne nje parti politike me emrin XXXXX.
Ato nuk mund te deklarojne qe Kryetari i Komisionit Nismetar eshte kryetari i  Partise se Kryetarin e Partise simbas statutit e zgjedh Kongresi.
Ata nuk arrijne te bejne dot asnje lloj organizimi, as dege neper qytete, as kryesi partie, as keshill kombetar, as kongres ….. dhe regjistrohen ne zgjedhje si parti politike me Kryetar Partie Kryetarin e Komisionit Nismetar. Skandaloze ! Kjo i intereson PS dhe PD.
Te gjithe kete pacavure e ben KQZ.
Kur kaloi ligji per Partite Politike u zhvillua debat i forte.
Mjaft deputete kerkuan qe nje parti do te quhet parti politike mbasi ka kryer Kongresin e Pare te Partise. Por PS dhe PD kundershtoi.
Kjo komedi e 120 partive i intereson vetem PS dhe PD.
Por kjo ceshtje duhet te marre fund se eshte qesharake.
Kjo nuk ka lidhje me Ligjin Zgjedhor por me Ligjin mbi Partite Politike.
Partia Aleanca Demokristiane ka kerkuar qe ne kuader te Reformes Zgjedhore te ndryshohet edhe Ligji mbi Partite Politike si dhe Kushtetuta.
*Kryetari i Partisë Aleanca Demokristiane

SHKARKO APP