Ligji për kompetencat e kreut të shtetit nuk dëmton Metën po Presidencën
Nga Fevjzo Subashi –
Opinioni publik tashmëështë njohur dhe bërë më dije, në lidhje me nismën e një grupi deputetësh, për ndryshimin e kompetencave të Presidentit, mbas shumë ngërçeve të lindura midis institucionit të Presidentit dhe institucionit tëligjvënësit, ku Z. Ilir Meta po drejton institucionin e Presidencës.
Absolutisht, as gjë nuk mund ta ndali këtë mazhoranc, jo vetëm të marri nisma ligjore, por edhe ta kaloj pa as më të voglin shqetësim dhe problem këto nisma. Kjo mazhorancështë në kushte më komode, si kurrë ndonjë mazhoranc tjetër, për të marrë nisma dhe për të miratuar çdo projektligj, mbas hapësirave dhe mundësirave, që i dha opozita e vendit me nismën e saj, duke braktisur institucionin e Ligjvënësit.
Zoti Meta natyrisht, që përpara se tëjetë politikan, apo edhe President i Vendit, është qytetari këtij vendi, ashtu si e thotë vetë ai; “Skraparlli flori Skraparlli , për tu pirë në kupë”. Si qytetar, ashtu si çdo qytetar i këtij vendi, mund të këtë miq të pa numër, por edhe armiq. Në lidhje me miqtë, apo armiqtë e Z. Meta, duhet pyetur vetë ai, apo ata/ato qëkanë dijeni për atë.
Z. Meta, prej më shumë se tre vite është President dhe qytetari i par i Vendit, kurse prej tre dekadash është politikani më i spikaturi, më i angazhuari, si dhe politikani që ka bërëkarrierën më tësuksesshme, jo vetëm në ngjitjen në majat më të larta të politikës, por duke qënë një nga faktorët dhe aktorët kryesor të saj.
Në lojën politike dhe në këto kushte dhe rrethana, domosdoshmërisht ai ka pasur dhe ka, miqtë, “armiqtë”, simpatizantët, dashamirësit, kundërshtarët e tij politik.
Jo pak por shpesh herë edhe unë kam qënë kundërshtari i tij politik, kur kam parë, konstatuar sipas këndvështrimit dhe bindjeve të mia, se loja, veprimet, apo nismat dhe qëndrimet e tij, nuk përputheshim me ato që mendoja dhe gjykoja unë, apo familja jonë politike. Ashtu si unë, nuk mund tëjenë me kokrra, por me mijëra, po kështu me mijëra mund të jenë edhe simpatizantët, dashamirësit, miqtë dhe anëtaret e familjes së madhe politike, ku Z. Meta ka qënë, milituar, si dhe ka udhëhequr dhe ka bërë lojën dhe karrierën e tij politike.
Në satin e cilësinë më të lartë tëkarrierës politike, nëqenësinë e tij si kreu i Shtetit, ai nuk është thjeshtë dashamirës, mik politik, vetëm i familjes së tij politike dhe dashamirësve e simpatizantëve të tij, por edhe i kundërshtarëve, apo “armiq ëve” politik të tija.
E kamë shumë të vështirë, që të bëjë deklarata, apo më keq akoma të marr përsipër dhe tëthem se Z. Meta si Kreu i Shtetit ka bërë më të mirën e mundshme, apo është presidenti me staturën dhe sjelljen e tij më të mirë tëmundshme, apo se nuk ka bërëgabime.
Natyrisht që në lojën politike kundërshtarët bëjnë dhe marrin nisma dhe aksione të shumta, për ti shtënëkreditë, apo për ta nxjerrë nga loja politike kundërshtarin, sfidantin, apo atë që kërkon tu marri karrigen, apo ti shtjeri nga froni. Pjesë të kësaj loje janë edhe nismat apo projektligjet të cilat favorizojnë , apo fuqizojnë njërën palë, por që ndonjëherë.
Nismat, përheqjen, apo zvogëlimin e kompetencave të Presidentit, nuk “vrasin” Z. Meta politikisht, por “vrasin” institucionin e Presidentit, duke e kthyer atënënjë institucion, pa rendësi. Heqja e shumë kompetencave Presidentit dhe kalimi i tyre ligjvënësve, mbase zgjidh këto ngërçe, por absolutisht e kthen institucionin e Presidentit një institucion pa vlera, pa kredibilitet, në përgjegjësitë dhe detyrimet kushtetuese të Vendit.
Nëse mazhoranca e shikon Z. Meta si një rrezik për Vendin, apo edhe për mirëfunksionimin e Vendit në të gjithë veprimtarin e saj politike, ka nisma, hapësira dhe mundësira të tjera për ta arrirë këtë. Nëse Z. Meta është një President, që me sjelljet, me veprimet, apo mosveprimet e tija si President i Vendit, kjo mazhorancë dhe kjo klasë politike duhet ti tregojëvendin, duke e bërëshembull për cilin do që abuzon apo nuk ushtron detyrën e tij funksionalë. Nëse kjo mazhortancë e shikon si rrezik për arritjen e objektivave të saj në lojën politike si një kundërshtar tëdenjë, ka tjetër formë dhe metodë të përballet dhe ta mundi atë. Nëse kjo mazhorancë nëcilësinë e kundërshtarit politik, kërkon ta rrëzoj, apo ti shtjeri kreditet e tija si aktor dhe faktor i politikës, duke i kujtuar atij se është i tillë, qoftë edhe me akuzat të cilat i dëgjojmë rëndomtë përditë nga loja politike, në radhë të parë është vonë për këtë, së dyti i bënë nder Z. Metës në këtë lojë politike. Duhet të ishte menduar mirë kur e zgjodhën President. Kjo luftë nuk, kjo sjellje, sidomos cënimi i rolit dhe personaliteti i institucionit të Presidentit, nuk i bën as edhe një gjë Z. Meta, as si qytetar, as si lojtar i politikës, përkundrazi e bën më të fortë, e pastron edhe nga ndonjë pisllëk i bërë, me apo pa dashje, gjatë rrugës dhe karrierës së tij politike.