Lindën të ngjitura, kështu duken binjaket pas operacionit 6 orësh që i ndau

Dy binjake të cilat lindën të ngjitura janë më në fund të lira pas një operacioni që zgjati 6 orë.

Kirurgjia për të ndarë binjakët 14-muajshe, Nima dhe Dawa Pelden në Spitalin Mbretëror të Melburnit përfundoi me sukses.

Operacioni nisi rreth orës 8:30 (AEDT) dhe u krye nga katër kirurgë dhe një ekip prej rreth 18 personash.

Vajzat, të cilët vijnë nga Butani, ishin të bashkuara nga gjoksi i ulët deri mbi legen dhe ndanin një mëlçi. Operacioni kompleks zgjati rreth gjashtë orë.

Udhëheqësi i pediatrisë Joe Crameri tha se operacioni ishte më i shkurtër se sa pritej dhe binjakët ishin “shumë mirë”.

Tashmë, vajzat marrin frymë në mënyrë të pavarur pasi kirurgët thanë se ishte “një ditë e madhe” për të gjithë të përfshirë.

Dr Crameri falenderoi ekipin kirurgjik, dhe tha se nëna e binjakëve, Bhumchu Zangmo, ishte e qeshur, shumë e lumtur dhe mirënjohës. Sipas ekipit, 24-48 orët e ardhshme do të jenë kritike dhe vajzat do të monitorohen nga afër.

Operacioni ishte vonuar rreth katër javë më parë, sepse mjekët ishin të shqetësuar se vajzat nuk kishin bilancin e duhur të nutrientëve përpara operacionit të planifikuar.

SHKARKO APP