Linja ajrore Tel Aviv-Tiranë, zbresin në Rinas 184 pasagjerët e parë izraelitë

Tirana International Airport u uroi sot mirëseardhjen 184 pasagjerëve të parë të “Israir Airlines”, avioni i të cilit fluturoi nga Tel Aviv drejt kryeqytetit të Shqipërisë.

TIA organizoi një ceremoni të vogël me rastin e fillimit të operimit të destinacionit të ri nga qyteti i Izraelit drejt Tiranës.

Linja e re është programuar të operojë çdo të martë dhe të premte deri në fund të shtatorit, që do të shërbejë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, veçanërisht në fushën e ekonomisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky lajm na gëzon shumë. TIA i mbështet këto destinacione financiarisht me qëllimin për të

Swiss Digital Mobile Reklama

zhvilluar turizmin dhe për ta ngritur në një shkallë më lart, imazhin e Shqipërisë,” u shpreh Dr. Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s.

TIA premton se stafi i saj është i përgatitur më së miri për të përballuar fluksin e pasagjerëve gjatë verës, si dhe për të ofruar standardet më të larta të mundshme të shërbimit dhe komoditetit të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?