Liria e medias, Adelheid Feilcke: Duhet bërë më shumë për profesionalizimin e gazetarëve

Adelheid Feilcke, drejtoresha për departamentin evropian në DW në një intervistë për RTV Ora tha se media në Shqipëri është e ndikuar nga politika.

Ajo vuri theksin tek rritja e standardit dhe profesionalizmit të gazetarëve, si një nga shtyllat kryesore të demokratizimit.

Adelheid Feilcke: Në Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera, nuk flitet për monopolizimin e medias, por duke pasur parasysh faktorët e pronarëve dhe faktorët politike kanë ndikim të fortë te gazetarët, situata nuk është shumë e mirë.

Një aspekt qe rëndon situatën e medias në Shqipëri është standardi profesionist i gazetarëve. Duhet bërë më shumë për profesionalizmin e gazetarëve. Pronarët duhet të marrën parasysh edhe rritjen e standardeve të gazetarëve, pasi rritet edhe kredibiliteti i medias.

Liria e shtypit është një nga shtyllat e demokratizimit dhe një nga shtyllat për të integruar në Bashkimin Evropian.

Standardi profesional duhet të sigurohet. Një aspekt i dytë është ndikimi politik. Përderisa në Shqipëri skena politike është kaq e polarizuar, duhet luftuar për lirinë. Pra gazetarët nuk duhet të jenë të lidhur me njërën anë. Nëse krijohet liria, krijohet edhe besimi ndaj medias.

RTV Ora - Liria e medias, Adelheid Feilcke: Duhet bërë më shumë për profesionalizimin e gazetarëve

SHKARKO APP