Lirika e bardhë e Pashk Përvathit në një ekspozitë personale

“Bardhësi” është ekspozita më e fundit e artisit të njohur Pashk Përvathi, çelur në  Galerinë “Kledio” në kryeqytet, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 25 mars për të apasionuarit e piktures që pëlqejnë dëborën, apo dritën në bardhësinë e saj.

Përvathi me “Bardhësinë” e tij, ka sjelle kësaj here 29 peisazhe kushtuar deborës, frymëzuar nga qytete si Korça, Valbona, Shkodra dhe Lezha, si edhe  pohon ai vetë. Krijimtaria e tij e parë inspiruar dhe motivuar nga dëbora është mirëpritur nga admiruesit e artistit, të cilët mjeshtrin e bojrave e kanë cilësuar si një Gjeni të Artit dhe Pikturës, duke e uruar Përvathin për realizimin e veprave të tij të bardha.

 “Fuqia magjike e interpretimit të formava e ngjyrave në kompozicionet e Pashk Përvathit, më bën të dehem duke i shikuar e nuk kam mundësi ë të ngopem asnjëherë”, shprehet një prej admiruesve të artistit, Ahmet Gashi,  Profesor i Arteve Figurative”.

 “Përvathi” shton Profesor Gashi, është aq i fuqishëm sa që vërtet më bën të besoj se fuqia e njeriut është aq e madhe sa edhe vetë natyra” .

Mjeshtri i lindur në qytetin e Lezhës, që me pikturën është lidhur që në vegjëlinë e tij, ka kaluar nga piktura impresioniste tek ajo dekorative, me konvencione, apo edhe  hera-herës edhe tek piktura me simbolika të caktuara. Në rreth 36 ekspozita që ka realizuar deri më sot, është cilësuar si një piktor lirik, i cili e sheh natyrën si pjesë shpirtërore që e frymëzon dhe e bën të realizojë.

Në këtë ekspozitë të parë të bardhë mbushur me realizëm, frymëzim dhe bardhësi, pena e Përvathit, pasqyron mrekullisht udhëtimin që mjeshtri ka kryer në natyrën e bardhë, e cila në lojën e dritës dhe vendeve sjell aq bukur dëboren dhe efeket qe ajo di te krijojë.

SHKARKO APP