Lista me gjërat që nuk duhet t’i kërkoni kurrë në Google
Motorri më i famshëm i kërkimit do të bëjë gjithçka kërkoni ju, por ka disa limite. Ka raste që rezultatet janë të pakëndshme dhe s’kanë aspak lidhje me ato që po kërkoni, prandaj bëni kujdes me fjalët që do të shkruani herën tjetër që do të hapni Google-in. Çfarë s’duhet t’i kërkoni?
1. Google
A keni dëgjuar ndonjëherë për gjëra që janë 100% të vërteta apo për fundin e botës? Me siguri nuk keni gjetur përgjigje. Kështu funksionon: I kërkoni Google-it diçka pa kuptim: të kërkojë vetveten dhe ai nuk mund t’ju përgjigjet.
2. Harlequin Ichthyosis
Kjo është një sëmundje e rëndë gjenetike ku lëkura e fëmijës është e mbuluar me pllaka të bardha dhe të çara. Kjo është një nga pamjet më të rënda që dikush mund të shohë. Deri në vitin 2011 ajo është konsideruar fatale, por më pas jo. Me anë të kujdesit që në lindje ajo mund të kurohet dhe numri i të mbijetuarve është gjithmonë në rritje.
3. Fournier
Lojëtari i NBA Evan Fournier e ka nofkën “Never Google” (kurrë Google) dhe ka një arsye për këtë. Mbiemri i tij i cili është një fjalë e vjetër franceze për një lloj gangrene që prek organet gjenitale dhe quhet ndryshe “Boulanger” (ose “Breadmaker”). Kur kërkoni në Google rezultatet do jenë të tjera dhe jo në lidhje me këtë lojtar.
4. Krokodil
Emri i rrugës sw Desomorfinës, një derivues i morfinës me efekte të fuqishme e cila përdoret edhe si zëvendësues i heroinës në Rusi dhe Ukrainë. Efektet anësore të drogërave që shpesh prodhohen në mënyrë të paligjshme përfshijnë substanca toksike të cilat mund të shkaktojnë dëme të mëdha në lëkurë, infeksion të indeve në një shkallë të madhe ose të dëmtojnë zonat e injektuara. Kjo njihet si një drogë mishëngrënëse.
5. Calculus Bridge
Megjithëse nga fjalët duket si problem matematike, nuk është kështu. Në fakt është një problem me dhëmbët. Më mirë të mos i shikoni pamjet. Lerjani dentistit këtë punë të vështirë.
6. Adresën tuaj të e mail-it
Shumë përdorues raportojnë fjalëkalime të vjedhura, apo llogari email-i të shitura.
7. Simptomat e një sëmundjeje
Nëse mendoni vërtet se jeni sëmurë, duhet të shkoni tek një mjek jo në Google!