Llajo: Nuk ka rrezik që të kthehet sërish ky virus, mendohet se imuniteti i personave do të zgjasë 2-3 vjet

I ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në RTV Ora, doktor Vasil Llajo u shpreh se duhen bërë testet aerologjike për të kuptuar kush e ka pasur virusin.

Ai shtoi se mendohet që personat që kanë fituar imunitet nga Covid-19, sipas gjasave mund të fitojnë imunitet deri në 2-3 vite.

Vasil Llajo: Disa protokolle të publikuara dje të Amerikën, kanë thënë qenë të gjithë të sëmurët do t’i nënshtrohen tamponin. Dhe nëse e kanë kaluar virusin, do tu bëhen teste serologjike. Për mua të gjithë simptomatikët duhen me tampon, të gjithë asimptomatikët, duhet të bëjnë IGG, por duhet që të jenë 10 ditë pa shenja të virusit. Kjo është protokolli i lëshuar ditën e djeshme nga klinikat më të rëndësishme në USA. 

Mendoj që nuk ka rrezik të kthehet sërish ky virus. Nëse ka anti-trupa në organizëm, tregon që ky ka treguar se ky person ka imunitet. Sa do të zgjasë nuk dihet, pasi nuk ka akoma studime, por mendohet që mund të zgjasë 2-3 vjet, duke iu referuar SARS-it. 

SHKARKO APP