Lorik Cana tregon kushtin që i vendosi bashkëshortes para martesës

Pasditen e djeshme, ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina”. Ai ka rrëfyer të pathënat e tij rreth fushës së blertë si dhe për familjen. Lorik Cana ka rrëfyer lidhjen e tij të dashurisë me bashkëshorten italiane Monikën, si dhe kushtet e martesës që i ka vendosur.

Një ndër kushtet kryesore për Monikën? Duhet të mësonte gjuhën shqipe dhe të ruante traditat.

Sigurisht që bukuroshja italiane e ka pranuar diçka të tillë dhe Loriku rrëfen se përveç se po mëson shqip ajo është shqiptarizuar disi, madje ai edhe vogëlushit të tij i flet shqip gjatë gjithë kohës.

“Ishte kusht paramartesor që djali absolutisht nuk duhet ta thyjë zinxhirin e traditës, të gjuhës sepse ne që kemi qenë në emigracion, gjenerata e parë e mban, por gjenerata e dytë thuajse e ka humbur gjuhën. Kur martohesh, martohesh për dashuri dhe me partnerin e duhur, por ka vështirësitë e veta sidomos nga pikëpamja e gjuhës, por kjo nuk duhet të jetë një argument për të mos bërë më të mirën” – tha Lorik Cana.

Do të ishte interesante të mësonim edhe ndonjë kusht që Monika i ka vënë ish-kapitenit tonë…

SHKARKO APP