“Louis Vuitton” ka çantë edhe me flamurin shqiptar, zbuloni çmimin
”Louis Vuitton” është një nga markat më të njohura luksoze të VIP-ave dhe jo vetëm. Dizajni i famshëm i kësaj marke duket kudo. Vitet e fundit, marka e njohur botërore ka prodhuar një çantë me flamurin shqiptar.
Nëse jeni patriot keni një arsye më shumë për të shijuar këtë markë. ”Louis Vuitton” ka hedhur në shitje çanta që kanë flamuj të vendeve të ndryshme, përfshirë Shqipërinë.
Çantat janë projektuar nga projektuesi Jay Ahr dhe janë bërë në Francë. Nëse jeni një patriot dhe i fiksuar pas gjërave të shtrenjta, kjo çantë mund të bëjë tuajin për 9900 euro.