Luajti të njëjtat numra për 20 vite, fiton 60 milionë dollarë në lotari

Durimi është një virtyt, apo jo? Këtë e ka vërtetuar një kanadez që luajti të njëjtat numra në lotari për gati 20 vite dhe më në fund u shpërblye.

Ai mori çmimin e parë me një shifër prej 60 milionë dollarë.

Bon Truong nga Edmonton fitoi shumën marramendëse më 26 tetor të vitit të kaluar dhe e mori vesh këtë gjë pasi pa numrat e shfaqur në ekran e televizorit.

Por vendosi të priste gati 10 muaj për tu shfaqur në zyrat e lotarisë pasi ishte shumë i emocionuar për shkak të shifrës së madhe që fitoi.

“Fillova të mendoj se çfarë do të thoshte kjo fitore për familjen time,”-tha ai. “E kuptova se do të ndryshonte shumë gjëra dhe kam dashur të sigurohem që të gjithë ishim të gatshëm dhe të përgatitur për ato ndryshime.”

Numrat fitues të Truong ishin 2, 3, 4, 8, 9, 20 dhe 30.

Ai i tha se numrat janë kombinim i datave të rëndësishme dhe ditëlindjeve familjare.

SHKARKO APP