“Lufta” me paranë cash – BSH propozon strategji kombëtare për edukimin financiar

Përdorimi i lartë i parasë cash në pagesa është një shqetësim për Bankën e Shqipërisë, sepse nxit informalitetin dhe krijon kosto të shtuara për ekonominë. Sipas studimeve nga Banka Botërore dhe Banka e Shqipërisë, kjo kosto është sa rreth 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Guvernatori i Bankës Qendrore, Gent Sejko, tha në hapje të mbledhjes së Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, se vendi ka nevojë për një strategji kombëtare të edukimit financiar.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, tha se projektligji për fiskalizimin, veç të tjerash, pritet të ndihmojë në uljen e informalitetit të ekonomi.

Analizat e bankës së Shqipërisë tregojnë përfshirje të ulët financiare të popullsisë shqiptare, jo vetëm krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, por dhe me vendet e rajonit. Për të ngushtuar këtë hendek, vitin e kaluar Komiteti Kombëtar i Sistemit të Pagesave miratoi Strategjinë e Pagesave në Vlerë të Vogël, ndërsa këtë vit pritet që Kuvendi të miratojë projektligjin “Për shërbimet e pagesave”. Këto nisma synojnë të rrisin përdorimin e instrumenteve të pagesave jo-cash, duke nxitur konkurrencën në treg dhe sidomos duke inkurajuar një rol më të madh të teknologjisë së informacionit për këtë qëllim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?