Luftë 41 ditë në oqean, mbijetesa e 24-vjeçares bëhet film (FOTO)

Historia e Tami Oldham Ashcraft, nëse nuk do të ishte treguar nga ajo vetë, vështirë se do tu besonte. 24-vjeçarja përjetoi disa skena të njëjta me ato të ngjarjes së rëndë të mbytjes së Titanikut.

Së bashku me ish-të fejuarin e saj, ajo mori një jaht rreth 60 metër të gjatë dhe vendosën të kalojnë oqeanin Paqësor, nga Tahiti në San Diego, një distancë prej më shumë se 6000 kilometrash. Por një stuhi e fuqishme me erëra të forta dhe dallgë që arrinin 15 metra lartësi, bëri që udhëtimi i tyre të shndërrohej në një aventurë të rrezikshme.

Richard Sharp bëri përpjekje të shumta deri në vetë flijim, për të shpëtuar të dashurën e tij, që gjithashtu rrezikoi jetën më pas, kur mbeti e vetme. Asaj iu desh të mbijetonte për 41 ditë me stuhitë dhe dallgët e larta, derisa një ekip shpëtimi pikasi yahtin dhe e nxorri në breg.

”Isha shumë pranë vdekjes, por gjeja forcë për të mbijetuar, pasi gjithmonë më fliste zëri i të fejuarit tim dhe më thoshte: Unë u sakrifikova për ty, ndaj ti duhet të mbijetosh”, tregoi 24-vjeçaria.

Një kompani kinematografike ka akorduar një buxhet stratosferik për të bërë film këtë histori reale, të përjetuar nga Tami dhe i fejuari i saj, që për fat të keq nuk ia doli të mbijetojë.

SHKARKO APP