Luiza Xhuvani i rikthehet skenës së Teatrit, interpreton Hamletin

 

Është shfaqur për një publik të kufizuar miq e gazetarë në Teatrin Eksperimental premiera e shfaqjes “Hamleti”

Disa muaj pas shkëputjes nga politika aktorja Luiza Xhuvani i është rikthyer skenës së teatrit për të interpretuar rolin e Hamletit.

Nuk është hera e parë që roli i Hamletit interpretohet nga një femër por kjo ka ndodhur në teatro të vendeve të ndryshme të botës, ndërsa në Shqipëri vjen për herë të parë.

Një tragjedi, për një aktore që jeta e përballi me një të tillë, e cila vjen në skenën e këtij teatri, me një rol jo të lehtë.

Regjisori Enko Fezollari ka sjellë Hamletin e Shekspirit nën një koncept bashkëkohor duke e zhvendosur figurën e Hamletit nga mashkull në femër, duke rritur dimensionin përfshirës të veprës dhe të personazhit.

Regjisori i pjesës ka bërë një zhvendosje të konceptit të Hamletit nga Danimarka e viteve 1600 te Tirana e ditëve të sotme

Aktorja kryesore Luiza Xhuvani do të interpretojë sëbashku me 12 aktorë të tjerë të cilët ngjiten për herë të parë në skenë.

Pjesëmarrja e aktorëve të rinj është një premtim i drejtorit të teatrit Kiço Londo për mbështetjen e brezave të rinj dhe futjen e tyre ne teatër.

Shfaqja zgjat rreth dy orë dhe do të jepet në datat 10 e 11 tetor në teatrin “Kujtim Spahivogli” në orën 20.00.

SHKARKO APP