Lulëzon shkretëtira afrikane
Çdo vit, për pak javë, tapete lulesh shumëngjyrëshe shndërrojnë hapësira të mëdha toke përgjatë brigjeve perëndimore të Afrikës së Jugut, në një shpërthim të hareshëm ngjyrash.
Këto superlulëzime ndodhin në shkretëtira dhe panorama të ndryshme në të gjithë botën, por janë pak ato që mund të krahasohen me sezonin e luleve në Afrikën e Jugut. Zakonisht, ky sezon zgjat për disa javë, mes fundit të korrikut dhe fundit të shtatorit, lulet janë të përvitshme dhe thahen me erërat e para të nxehta të vitit, pavarësisht se farat e tyre qëndrojnë në gjumë nëpër të nxehtin përvëlues të verës, në pritje të shirave të vitit të ardhshëm.
Fotografi Tommy Trenchard ka fiksuar këtë fenomen natyror, që vetë ai thotë se është i pabesueshëm.
“Njerëzit e mendojnë Afrikën e Jugut si një destinacion për të parë kafshë të egra, por, shpërthimi i luleve të saj rivalizon gjithçka që ju mund të shikoni në një safari të zakonshëm”, shprehet fotografi.