Lulzim Basha ndjek “skuadrën e zemrës” në stadium (FOTO)

Jemi mësuar që ta shohim brenda kornizës së politikanit, por këtë herë kryetari i PD-së Lulzim Basha shfaqet krejt ndryshe.

Basha ka ndjekur nga afër mbrëmjen e djeshme finalen e kampionatin të futbollit të FRPD.

“Mbrëmjen e djeshme duke ndjekur bashkë me djemtë dhe vajzat e Tiranës, finalen e kampionatit të futbollit të familjes më të madhe rinore, FRPD✌”, shkruan Basha në “Facebook”, ndërsa postimi është shoqëruar edhe me disa foto ku Basha shihet i veshur sportiv dhe me kapele.

Basha përveç të rinjve të FRPD-së shoqërohet nga Belind Këlliçi dhe nga deputeti i PD-së Klevis Balliu.

SHKARKO APP