Lulzim Basha pret Elhaida Danin, i bindur për suksesin e saj në Eurosong

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha priti në një takim këngëtaren Elhaida Dani, përfaqësuese e Shqipërisë në festivalin europian të këngës. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka. Kreu i bashkisë së Tiranës dhe i opozitës, Basha ka shprehur vlerësimin më të lartë për talentin e Elhaidës dhe për këngën e saj që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Kryebashkiaku Basha theksoi se shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve do të mbështesin fuqimisht këngëtaren shqiptare në Eurovizion dhe shprehu bindjen se performanca e saj do të vlerësohet dhe do të bëjë krenar çdo shqiptar. Pas suksesit në “The Voice of Italy”, ku Elhaida Dani u shpall fituese, festivali europian i këngës ku ajo do të përfaqësojë Shqipërinë është një tjetër sfidë ndërkombëtare për të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?