“Lumenj ëndrrash”, botohet në italisht
Rreth përmbajtjes së këtij libri foli prof. Lino Palanca, publicist, shkrimtar e studiues. Në librin e autorit shqiptar, dr.Zef Mulaj, ai evidentoi vlerat letrare, kulturore, shoqërore e politike. Në poezitë e tij trajtohen çështje me rëndësi të periudhës aktuale, që përjetojmë, të cilat janë, gjithashtu, shqetësim i politikave ndërkombëtare.
Në përurim e mori fjalën edhe kryetarja e Komunes, znj. Sabrina Montali, e cila e vlerësoi punën e këtij autori shqiptar, si studiues e poet, që jeton e është përshtatur mirë në mjedisin italian. Ajo nënvizoi se, ndër të tjera, dr.Zef Mulaj është një krijues me vlera letrare, kulturore e shkencore.
Pastaj, përurimi vazhdoi me recitimin e disa poezive të këtij vëllimi, nga poetja dhe aktorja e njohur, Aida Angjelici. Ndërsa në kitarë luajti mjeshtëri Antonio Ascolese.
Në mbyllje, dr.Z.Mulaj i falënderoi përzemërsisht, si folësit dhe gjithë pjesëmarrësit në këtë veprimtari mbresëlënëse.
Pjesë e kësaj ngjarjeje kulturore ishte shpërndarja dhe nënshkrimi nga autori i një numri të konsiderueshëm librash, për lexues të interesuar. Ata e përgëzuan atë, si për këtë botim të ri dhe për botimet e mëparshme të tij, në poezi e prozë dhe në fushën e shkencës farmaceutike.
Nga e majta: Kryetarje e komunes, Av. Sabrina Montali,duke prshëndetur; poetja Novela Torregiani, dr.Zef Mulaj dhe prof. Lino Palanca.
Murat Gecaj