“Lushnja është e pastër”, Erion Braçe informon: Bëni këto dy gjëra dhe nuk prekeni nga koronavirusi

Gjatë ditës së djeshme rasti i një gruaje 50-vjeçare që u nis me urgjencë drejt Tiranës dhe u izolua përkohësisht në QSUT, padyshim që bëri xhiron e mediave, dhe rriti ndjeshëm kuriozitetin e lexuesve për të ditur nëse ishte e prekur apo jo nga koronavirusi, duke qenë se kishte pasur dhe një historik udhëtimi drejt Italisë.

Në ndryshim nga të gjitha rastet kur përgjigjet e analizave janë dhënë të nesërmen, që prej mbrëmjes së djeshme burime nga Ministria e Shëndetësisë u kujdesën që të sqaronin se gruaja fatmirësisht kishte rezultuar negative për koronavirusin.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili si deputet i zonës, deklaron me plot siguri se Lushnja është e pastër, dhe se nuk ka asnjë person që të jetë infektuar me koronavirus.

Sipas Braçes që të shpëtojnë nga koronavirusi që ka marrë 3 mijë e 400 jetë njerëzish, qytetarët duhet vetëm që të lajnë duart, dhe të mos përshtyjnë në rrugë.

Postimi i Braçes:

U KAM THENE QE HISTERIA DHE PANIKU NUK U MBROJNE NGA
KORONA VIRUSI!! Edhe ne media pa dyshim!

GRUAJA NGA LUSHNJA PAS ANALIZAVE NUK REZULTOI ME CORONAVIRUS!

LANI DUART E MOS PESHTYNI PER TOKE TANI!

Kaq beni!

SHKARKO APP