Lutem për fatin e Laertit!
Nga Endri Shabani –
Nese arti nuk do te ishte kapur nga qeveria, por do ishte i ngritur mbi meriten dhe konkurencen e lire, Laerti do te ishte duke aktruar neper teatro per te marre ate qe kerkon.
Mirepo, ne nje sistem ku e vetmja audience eshte kryeministri, Laertit nuk i mbetet tjeter vec ta luaje rolin e antiheroit neper spitale, neper sheshe publike, e neper studio televizive.
Talenti duket qe nuk i mungon, ambicia jo e jo. Atij i mungon vetem nje sistem ku vendimet nuk i merr nje njeri i vetem.
Ne kete menyre do fitonim te gjithe. Ne do kishim mundesi t’i shihnim keto shfaqje neper skena teatrosh, ndersa ai do kishte fatin te ruante dinjitetin. Win-win.
Prandaj, ne keto kushte, lutem per fatin e Laertit!