“Lutemi për miqtë tanë…”, këngëtari grek pranë popullit shqiptar pas tërmetit të fuqishëm

Pas tërmetit të fuqishëm që lëkundi Shqipërinë mëngjesin e së martës, shumë personazhe të njohur të huaj janë solidarizuar me popullin shqiptar.

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ata shprehen se janë me zemër pranë shqiptarëve dhe se po luten për Shqipërinë.

Një prej tyre është edhe këngëtari i njohur grek, Christos Dantis, i cili në profilin e tij në “Facebook” ka publikuar këngën e Elton Dedës, “Na lini të jetojmë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lutemi për miqtë tanë, për fqinjët tanë, për miqtë dhe të njohurit …”, shkruan këngëtari grek krahas videos së këngës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?