Lutja e kryerabinit Kaplan për tërmetin: O Zot mbro Shqipërinë!

Yoel Kaplan, Kryerabini i Shqipërisë ka bërë lutjen e tij për tërmetin që tronditi vendin tonë në orët e para të mëngjesit.

“O ZOT mbroni Shqipërinë!

I lutemi, ZOTIT të madh, shpëtoni dhe mbroni Shqipërinë, qytetarët e saj në çdo qytet dhe fshat!

Shpëtoni dhe mbroni Shqipërinë nga çdo gjë e keqe, nga të gjitha fatkeqësitë dhe nga frika!

Mbroni fëmijët dhe të moshuarit dhe të pambrojturit nga fatkeqësia, nga një tërmet i rëndë apo ndonjë gjë e tillë!

Ju lutemi bëni vetëm të mira dhe mëshire për Shqipërinë  në këtë ditë të veçantë.

Amen!”, shkruajti kryerabini në Facebook.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaron se deri në orën 14:00 janë 16 të vdekur dhe 600 të plagosur. Mes tyre 9 janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë lëkundjet nuk ndalen. ërmeti i fundit ishte në orën 14:00  me magnitudë 5.

SHKARKO APP