Lutuni për mjekët dhe infermierët që të jenë mbinjerezorë

Nga Edmond Arizaj –

A e dini kush jane me te rrezikuarit sot nga koronavirusi? Kush nuk mund te rrije dot ne shtepi per t’u izoluar per t’u mbrojtur sa te kaloje piku i epidemise? Kush madje as nuk mundet dot te ankohet, te beje naze, apo te shkruaje statuse ne FB?

Mjeket dhe infermieret e infektivit, e pastaj gjithe bluzat e bardha qe do te perballen me virusin korone. Kane edhe ata frike. Kane edhe ata familje. Po si te gjithe edhe ata nuk jane prej guri. Por ndryshe nga te gjithe ata kane bere nje betim. E ndryshe nga te gjithe, ata e dine se jane shpresa e vetme per njerezit qe do te kene fatin e keq te preken rende. 

Ne i kemi lincuar, i kemi akuzuar, i kemi percudnuar, i kemi urryer, i kemi perzene, i kemi poshteruar. Por sot eshte koha te lutemi per ta. Po po. Lutuni qe te kene sa me shume fuqi. Lutuni qe te mos dorezohen. Lutuni qe te jene mbinjerezore. Lutuni per ta, sepse luteni per veten. Ata do duhet te perballojne jo vetem semundjen, por edhe panikun, stresin dhe papergjegjshmerine tone, te njohur tashme. Ata jane heronjte. Por nga sot, na duhen mbiheronj, sepse nuk dihet sa dite do te punojne pa ndaluar. Lutuni per kete… kerkoni dhe ndjese, diku mes lutjesh.

Lexoni edhe

Kryeministri: Mbyllen shkollat, bllokohen linjat ajrore dhe tragetet me Italinë

Të gjitha këshillat, se çfarë duhet të dini për koronavirusin: Nga dallohet prej gripit sezonal dhe ftohjes ?!

Si të mbrohemi nga koronavirusi, këshilla praktike (VIDEO)

SHKARKO APP