“Ma lëshoni trupin në ujë ose ma digjni”, këto ishin fjalët e Shaban Polluzhës. Plumbat e zunë në gjoks

Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj u trajtua këtë mbrëmje jeta tragjike dhe veprimtaria luftarake,  e Shaban Polluzhes. U shfaqën ekskluzivisht dëshmi tronditëse dhe fakte historike, ndër të tjera…

Shaban Polluzha, lindi në vitin 1871, në Polluzhë, vendbanim i qytetit të Drenicës. Ishte i biri i Mustafë Rexhep Kastratit që kishte vetëm një vëlla, Dervishin, i cili vdes ne moshë të re dhe nuk la trashëgimtar. Shaban Polluzha rrjedh nga një familje me një traditë të madhe atdhedashurie. Si i ri u inkuadrua në jeten politike, të cilën ia imponuan rrethanat dhe padrejtësitë e regjimeve pushtuese. Shaban Polluzha qysh në moshë të re, kishte një karakter dhe qëndrim të fortë. Në vijën e drejtë kombëtare ishte i frymëzuar nga babai i tij, Mustafa, i cili kishte qenë aktiv në luftërat e shqiptarve për çlirim nga zgjedha osmane. U përballë me bullgarë dhe austro-hungarezë. Shaban Polluzha veprimtarinë e tij atdhetare e ka filluar qysh në moshë të re, por veprimtaria e tij aktive fillon që në vitet e para të shek. XX, në Kuvendin e Drenicës i mbajtur në vitin 1903, në vendin e quajtur  “Fushat e Morinës”, i organizuar nga Hasan Prishtina.

Shaban Polluzha tregoj një intersim të madh në njoftimin dhe thirrjen e popullit, që të marrin pjesë në menyrë sa më masive në këtë Kuvend Kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shaban Polluzha që nga kjo periudhë ishte aktiv në jetën politike dhe kombëtare në mbrojtjen dhe çlirimin e atdheut nga pushtuesi osman,  si dhe më vonë nga ai serbo-malazez, e sidomos nga periudha e Shpalljës të Pavarësisë së Shqipërisë.  Ai ishte pjesëmarrës i disa kuvendeve të cilat ishin mbajtur në Drenicë në këtë periudhë kohore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 1941, Gjermania naziste sulmon  Jugosllavinë monarkiste,  forcat  të udhëhequra nga Drazha Mihajloviqi, u versulën mbi fshatrat e Artakollit, ku Shaban Polluzha me tërë forcen e tij ushtarake i doli në ndihmë, duke i shkatuar dëme të mëdha.

Shaban Polluzha u inkuadrua në luftë kundër bullgarëve, të cilët silleshin shumë keq ndaj masës shqiptare, duke plaçkitur, rrahur dhe maltretuar popullatën në forma të ndryshme. Në mes viteve 1915-1917, vija kufitare midis Austro-Hungarisë dhe Bullgarisë, kalonte nëpër Polluzhë. Karaulla e kufitarëve ishte e ndërtuar në ara të fqinjve të tij (të Sahit Malokut). Komandant i kufitarëve ishte Jeft Bullgari. Jeft Bullgari jo vetëm që maltretonte popullatën e kësaj ane, por ai me ushtrinë e tij plaçkiste çdo gjë që u duhej dhe që e gjenin.

Në një rast, Jeft Bullgari kishte shkuar për të plaçkitur në Vërbofc. Mirëpo, para se të fillonte aksionin e plaçkitjes, kishte shkuar në Odën e Ymer Dobrës për të parë situatën. Shaban Polluzha, Ymer Dobrën e kishte mik të hershëm dhe rastësisht atë ditë shkon për të ndenjur tek ai. Aty e gjen Jeft Bullgarin, i cili veç fillon të tregojë qëllimin përse kishte ardhur, ngase ushtrisë së tij i duhej bukë, mish e gjëra të tjera ushqimore.  Ymer Dobra refuzon t’u japë bullgarëve gjëra ushqimore. Ky refuzim i tij e acaroi gjendjen dhe erdhi buzë vrasjes. Shaban Polluzha i drejtohet Jeft Bullgarit duke i thënë: “Po qe se ti vepron kështu, kjo do të përfundoj shum keq”. Jeft Bullgari kur e sheh se këta ishin të pamposhtur, tërhiqet pa bërë gjë, shkon në Prishtinë dhe tregon për sulmin që i bëhet atij. Jeft Bullgari e njihte Shaban Polluzhën, sepse aty afër kufirit me austro-hungarezet, Shabani kishte shtëpinë. Jefta, pothuajse për çdo ditë, kishte rast ta shihte dhe ta njihte Shabanin dhe bashkëfshatarët e tij.

Bullgarët vijnë nga Prishtina për ta arrestuar Shaban Polluzhën dhe familjen e tij. Në një anë e marrin Shabanin dhe në anën tjetër ia marrin të shoqën me dy vajzat: Kadën dhe Fatën. Që të gjithë i burgosin në Prishtinë por këtë gjë nuk e dinte Shabani. Shabanin e dërgojnë në burgun e Prishtinës, kurse familjen dhjetë ditë e mbajnë të izoluar në Tërstenik, në shtallë të kullës së Salih Idrizit. Pas dhjetë ditësh i çojnë në Sllatinë të Madhe, duke i mbajtur më shumë se tre muaj, dhe pastaj i derguan në Prishtinë. Shabani, që nga fillimi ishte burgosur në Prishtinë. Në një natë, gjatë darkës, njoftohet se tashti edhe familja e tij ishte arrestuar këtu. Kërkon nga gardianët që t’ia mundësonin për të kontaktuar me ta, por nuk e lejojnë. Ndonëse, pak më vonë, disi arrin të bie në kontakt me familjen dhe mëson se, për shkak të konfrontimit që kishte bërë me bullgarët në Vërbofc, ata i kishin marrë dhe burgosur.

Shaban Polluzha gjatë qëndrimit në burg, kishte vërejtur se herë pas here po vinte një mik i afërt, i cili e njihte dhe e dinte se ku qëndronte i burgosur Shaban Polluzha. Prandaj kur Shabani bie në kontakt me gruan e tij e këshillon që kur të vijë një njeri me këso pamje dhe rroba të veshura le të më troket në murin e jashtëm të dhomës së burgut. Gruja e Shabanit, kur e vëren atë njeri siç e kishte përshkruar Shabani, i rrëfen për porosinë që ia kishte dhënë Shabani. Ai njeri u përpoq sa pati mundësi për këtë familje të pafajshme që ta lirojë nga burgu. Si rezultat i angazhimit të tij, komandanti e liron Shabanin me familje. Shabani rrugës për në shtetpi e paguan një pajtan, si dhe e blen një dash dhe arrin së bashku me gruan dhe vajzat e tij në Polluzhë.

Në mes viteve 1923 – 1924, Shaban Polluzha ishte kryetar i komunës së Polacit. Gjatë kësaj kohe ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtje të popullit nga pushtuesi i egër serbo-korato-slloven, po ashtu edhe në ruajtje dhe në mbrojtje të Lëvizjes Kombëtare (Lëvizjes Kaçake), të udhëhequr nga Azem Bejta. Shaban Polluzha kontaktet e para me Azem Bejten i ka pasur gjatë kësaj periudhe kohore. Shaban Polluzha kishte kontakte të shpeshta me Azemin, më qëllim të kordinimit të punëve brenda Lëvizjës Kombëtare për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar. Shumë herë Shabani e ka informuar Azemin, kur forcat serbe doninë ta rrethonin, duke e lajmruar që të largohet nga Çyçavica dhe të kalojë në malet e Gospojës, si dhe anasjelltas.

Çështja kombëtare ishte arsyeja e afrimit dhe e bashkëpunimit në mes këtyre dy burrave, mirëpo ky bashkëpunim bëhet edhe më i afërt me lidhjen e miqësisë në mes tyre.  Në natën e festës myslimane të Bajramit, Shaban Polluzha ishte miqësuar me Azemin. Ia kishte dhënë vajzën e tij, Fatën, për nipin. Mirëpo miqësia nuk vazhdon shumë përshkak se gjatë luftës së fundit që e zhvillon Azem Bejta, djali, për të cilin ishte e fejuar vajza e Shaban Polluzhës, vritet.

Një natë Shaban Polluzha shkon te Azem Bejta për të ndenjur dhe për të biseduar rreth çështjes kombëtare. Shabani qëndron disa orë dhe largohet nga konaku i Azemit. Në ato momente një person i cili ishte musafir i Azemit, e pyet Azemin se si ke besim në këtë Shabanin, kur ai është krytar komune? Azemi i përgjigjet duke i thën, citoj: “Shaban Polluzhës, unë voe me ju ba, nuk me then, e le ma të me tradhtojë.

Por Shabanin e kujtojnë me nostalgji edhe nipat e bashkëluftëtarëve të tij, që humbën jetën gjatë luftimeve për mbrojtjen e atdheut.

Shaban Polluzha ishte një njeri që nuk ju tremb kurrë rrezikut për atdheun, peripecitë ndaj tij ishin më shumë se  nhë luftë. Ai e urrente armikun po aq sa edhe padrejtësinë ndaj popullit të vet. Sa e sa heroizma kishte bërë vet ai me guximin dhe trimërinë që  e trashëgonte nga babai apo gjyshi. Një nga këto ishte shpëtimi i qindra të burgosurve në burgun më famkeq të Podujevës. Në pjesën e dytë tê këtij reportazhi do të ndiqni si ai kërkoi që pas vdekjes trupin t’ja lëshonin në ujë dhe se kush ishte bashkëluftëtari besnik i tij qê u vra së bashku me të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?