Madonna ndryshon jetën 60-vjeçe! Ylli i muzikës rrëfen gjithçka (Foto)

Portugalia një burim frymëzimi. Këngëtarja e famshme do të transferohet në Lisbonë për të birin futbollist

Nëse do të jetë një jetë e re për yllin e popit kameleonik, që është në zemrat e të gjitha vajzave rebele, do ta shihni me kalimin e kohës. Fakti është se në moshën 60-vjeçare – që i mbush më 16 gusht – Madona ka provuar ndryshime. Jeton prej një viti në Lisbonë së bashku më fëmijët e saj: David Banda dhe Mercy James, 12 vjeç dhe binjakët Stella dhe Esther, 5 vjeç. Ylli i popit, në numrin e revistës Vogue Italia, zbulon arsyet për transferimin dhe tregon për jetën e saj të përditshme në kryeqytetin portugez.

“I thashë vetes: Le të shohim nëse për një vit mund të jetoj diku tjetër dhe t’i çoj katër fëmijët e mi në një mjedis të ndryshëm, sepse mendoj se është e rëndësishme t’i rrisësh fëmijët në kontakt me kultura të ndryshme. Djali im David, i cili më 24 shtator mbush 13 vjeç, dëshiron të bëhet futbollist profesionist. Zgjedhja ishte në mes Akademisë së Juventusit në Torino, Barcelonës dhe Benfikës ose Sportingut në Lisbonë. Shkova atje dhe u përpoqa të imagjinoj se si do të ishte të jetoje në këto qytete. Sigurisht, Barcelona është një qytet fantastik edhe Torino më pëlqen, por nuk më duket e përshtatshme për fëmijët. Është mirë për intelektualët, me të gjitha ato muze të bukura dhe ndërtesa mbresëlënëse, por unë nuk mendoj se fëmijët do të kishin argëtuar. Unë duhet të mendoj për të gjithë, nuk mund të marrë vetëm Davidin në konsideratë. Kështu shkova në Lisbonë dhe në përgjithësi më është dukur zgjedhja më e mirë. Portugalia është e zhytur në histori: perandoria e saj ka lënë shenjë në botë, arkitektura është e jashtëzakonshme. Dhe duke qenë gjithashtu vendi ku filloi skllavëria, ndikohet nga ndikimet muzikore të vendeve si Angola dhe Cape Verde, si dhe Spanja. Dhe në qoftë se kjo nuk mjafton, një nga aktivitetet e mia të preferuara është të kalëroj. Për të hipur shkoj në Comporta, ose në shtëpinë e një shoku, ose tek Alcácer. Ka shumë zona përreth ku mund të kalërosh dhe çdo herë që djali im nuk ka ndeshje të dielën, atëherë e shfrytëzojmë për të kalëruar”.

Në intervistën me Vogue Italia, Madonna shpjegon se si përvoja e Lisbonës ishte gjithashtu një burim frymëzimi për albumin e saj të ardhshëm. “Unë gjithmonë them se Portugalia qeveriset nga tre f: fado, futboll dhe Fatima. Është gjithashtu një vend shumë katolik, gjë që është shumë mirë për mua. Më kujton Kubën, sepse njerëzit nuk kanë shumë, por hapin derën e çdo shtëpie, shkojnë në ndonjë rrugicë dhe gjithmonë dëgjon muzikë. Gjithmonë dëgjon shumë fado dhe kuduro, një zhanër muzikor anglez. Gjithashtu edhe shumë xhaz: një gjë e bukur. Kam takuar shumë muzikantë të mrekullueshëm dhe shumë prej tyre përfunduan duke bashkëpunuar në albumin tim të ri, kështu që Lisbona ndikoi në muzikën time dhe në punën time. E si mund të ndodhte ndryshe? E pamundur të kaloja një vit pa qenë e kushtëzuar nga gjithë kultura që më rrethonte”.

Por jeta e nënës së një futbollisti, zbuloi Madona, nuk është fushë me lule. “Çdo grua që u kushton kohë të plotë fëmijëve të saj, që vjen dhe shkon nga fusha e futbollit, do të përgjigjej që në jetë nuk ka pse ndryshojnë gjërat nga javë në javë dhe nga fundjavë në fundjavë: nganjëherë ata janë në qytet, ndonjëherë jo, dhe deri të enjten në mbrëmje nuk e dimë nëse do të jenë të shtunën apo të dielën. Është e pamundur të organizohesh dhe pastaj ke ndjesinë e të qenit e padrejtë ndaj fëmijëve të tjerë, për të mos e llogaritur veten!”

Por, popstarja tregon që të gjithë fëmijët e saj janë përshtatur me ndryshimin. “Gjëja më e habitshme është aftësia e tyre për të kapërcyer çdo pengesë, për t’u zhytur në çdo gjë, në muzikë, vallëzim, në futboll dhe në sport në përgjithësi, aktivitete që i sjellin ata në kontakt të ngushtë me të tjerët dhe lehtësojnë përshtatjen. Djemtë kanë mësuar të flasin portugalisht, duke qëndruar në mesin e të tjerëve, pa pasur nevojë të kenë një dërrasë të zezë para tyre, për të kuptuar njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë të mësuarit bëhet argëtues, interaktiv. Mbi të gjitha për Stellën dhe Esterën, të cilat kaluan katër vjet në një jetimore; janë kaq të lumtura që janë me të tjerët, që ndihen të dobishme, që janë pjesë e një grupi, i vogël apo i madh qoftë. Ata janë jashtëzakonisht të forta dhe plot me energji dhe gëzim. Janë dy vajza shumë të hapura dhe për shkak të punës sime dhe udhëtimeve të vazhdueshme në mbarë botën, gjërave që bëj dhe vendeve ku shkoj. Të gjithë fëmijët e mi janë shumë të hapur dhe jam shumë krenare për këtë. Ka njerëz që më thonë: sigurisht doni që djali juaj të bëhet një futbollist i suksesshëm, më i madhi (Lourdes) një balerin, Rocco një piktor. Dhe gjithmonë them jo, ajo që dua për fëmijët e mi është që ata të bëhen njerëz të përgjegjshëm, të aftë për të dashur dhe për të ndier dhembshuri. Asgjë tjetër. Nuk më intereson çfarë rruge ndjekin, vetëm dua që ata të jenë qenie të mira njerëzore që t’i trajtojnë të gjithë të tjerët me dinjitet dhe respekt pa marrë parasysh ngjyrën e lëkurës, fenë dhe gjininë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Nëse ata do të bëheshin Picasso tjetër ose Cristiano Ronaldo, shumë mirë, kjo do të ishte qershia mbi tortë”.

Madona gjithashtu foli për Malawi, ku në vitin 2006 ajo themeloi organizatën bamirëse Raising Malawi, e krijuar për të ndihmuar fëmijët vendas jetimë nga AIDS, dhe ku ajo takoi dhe adoptoi fëmijët e saj, David dhe Mercy James. Vitin e kaluar ajo hapi spitalin e parë pediatrik në vend, që mban emrin e vajzës së saj, Mercy James, dhe se ylli i muzikës pop do ta vizitojë së shpejti në përvjetorin e parë të përurimit. “Ideja nuk është që të sjellim njerëz nga jashtë, por të edukohen dhe të përgatiten malavitët që duan të jenë doktorë, kirurgë, infermierë: kjo është mënyra në të cilën një vend mund të bëhet i vetëmjaftueshëm dhe krenar në vetvete. Në spital janë kryer ndërhyrje kirurgjikale që nuk bëhen askund tjetër në botë. Javën e kaluar, në kujdesin intensiv, u krye një operacion te dy binjakë siamezë të lindur me mëlçi të përbashkët. Shanset që ata t’i mbijetonin operacionit, – që ata të jetonin, – ishin shumë të pakta. Në fund, jo vetëm që kirurgjia kishte sukses, por fëmijët mbijetuan dhe po shërohen. Dhe sigurisht kjo na bën krenarë dhe do të thotë shumë për njerëzit lokalë dhe komunitetin.

SHKARKO APP