Magjia e violinistit Olen Cesari vjen në Tiranë me një koncert madhështor

 

Vodafone Albania do te jete sponsor gjeneral i nje tjetër koncerti të paharrueshëm nga gjeniu shqiptar iviolinës, Olen Cesari.  Violinisti Olen Cesari së bashku me grupin e tij “International Clandestine Orchestra”  do të sjellin një spektakël të vërtetë me anë të një koncerti më 23 prill në orën 19:00 në Pallatin e Kongreseve. Një nga artistët shqiptar që po korr suksese të njëpasnjëshme në skenën ndërkombëtare, do të vijë për publikun shqiptar me një repertor ndryshe nga çfare kemi pare deri më sot

I quajtur ndryshe gjeniu i violinës, violinisti shqiptar me famë ndërkombëtare, Olen Cesari nuk do të performojë i vetëm në skenë pasi do të jetëi shoqeruar nga grupi multietnik “International Clandestine Orchestra”, i cili përbëhet nga 6 muzikantë të kombësive të ndryshme si Kuba, Afrika Jugore, Peruja, Italia, Argjentina,  të gjithë sëbashku nën  një emërues të perbashkët, muzikën.

Fama e Olen Cesarit ka prekur disa vende të botës dhe veçanerisht Italinë ku ai edhe jeton. Në repertorin e tij dhe të “International Clandestine Orchestra” performohet nga muzika jazz e deri tek ajo etnike dhe botërore, duke sjellë nje frymë të re koncertesh në disa vende të botës

Përveç përformancës se Olenit dhe grupit, ky koncert do të presë në skenë edhe të ftuar special të violinistit si këngëtarët Flori Mumajesi, Alban Skenderaj, Elvana Gjata, Ermal Mamaqi etj

Me një shitje rekord biletash, ky koncert do të mbush sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve për të dhuruar një mbremje magjike dhe të paharrueshme muzikore për të gjithë artdashësit shqiptarë.

 

SHKARKO APP