Majlinda Bregu ikën nga Shqipëria, bën postimin emocionues
Ish-ministrja e Integrimit në qeverinë e Sali Berishës, Majlinda Bregu, do të largohet nga Shqipëria.
Ajo do të shkojë në Sarajevë, pasi në muajin janar do të nisë punë si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Pasditen e djeshme ajo ka bërë një postim emocionues, teksa është befasuar nga një surprizë e mikeve të saj.
“Goca, jeni zemra! Do më marrë malli për qeshjet pa teklif e bisedat pa tituj, për ditët e bukura e për ato me nerva tel, që i kemi ndarë pandryshueshmërisht ndër vite.
E di që sa të nisem do më hidhni baterinë e telefonit në tokë, nga chat-et në ëa- it e nga video call:). Falemindeeeeriiit!
Ju kam shumë xhan edhe pse “ju mora pak inat”që më bëtë surprizë këtë përlotjen e merituar
P.s.O Zot! Ky libër-th, ka mesazhe të papara! Me ç’keni shkruar, tani e njoh veten më mirë…”, shkruan Bregu.