Makina e James Bond – Aston Martin synon Bursën e Londrës me një vlerësim prej 5 mld paund

Prodhuesi i makinave luksoze, Aston Martin, synon të listojë aksionet në bursën e Londrës, ndërkohë që rritja e volumit dhe modeleve të reja ka rikthyer kompaninë në përfitueshmëri. Nëse plani rezulton me sukses, Aston Martin do të bëhet prodhuesi i parë i makinave në Britani  që listohet në Londër prej vitesh, ndërkohë që markat ikonë si Jaguar, Bentley dhe Rolls-Royce janë shitur te aksionerë të huaj.

Oferta publike fillestare, që do të jetë e ngjashme me atë të Ferrari, pritet ta vlerësojë kompaninë në 5 miliardë paund. Aston Martin deklaroi se do të nënshkruajë një dokument të regjistrimit me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare në Britani dhe prospekti pritet të publikohet më datë 20 Shtator.  Plani do të përfshijë shitjen e zotërimeve nga aksionerët ekzistues, kryesisht kompanitë e kapitalit privat në Kuvajt dhe Itali dhe do të ketë një normë të aksioneve të mbajtura nga publiku (free float) në 25%.

Firma synon të aplikojë për një listim premium në bursën e Londrës dhe punonjësit e klientët do të kenë mundësi që të aplikojnë për të blerë aksione.  Kompania rezultoi me fitim vitin e kaluar për herë të parë që prej vitit 2010 dhe publikoi këtë javë një fitim përpara taksave për gjysmën e parë të vitit prej 42 milionë paund, ndërkohë që të ardhurat u rritën me 8% në 445 milionë, prej kërkesës së fortë për modelet Volante dhe DB11.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?