Maks Velo: Më mirë të më kishin vrarë

 

Maks Velo ka vendosur të dhurojë 54 vepra të tij për Galerinë Kombëtare.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ai ka rrëfyer kohën e komunizmit, kur në vitin 1979 i dogjën 260 vepra.

Ai thotë se do dontë më mirë ta kishin vrarë, se t’i digjnin veprat e tij.

Më dogjën 260 vepra, dhe ai që i ruante ato ishte djali i atij që i kishte marrë në dorëzim. I përzgjodhi ai veprat që duheshin djegur.

Por kur i mblidhnin veprat, edhe porosia e Hitlerit ishte që t’i shisnin në perëndim, jo t’i digjnin, ndërsa shteti shqiptar i dogji veprat e mia.

Unë në shtëpi ruaj një dokument shumë të rëndë, edhe pse është vetëm dy fletë, ai është procesverbali që shteti komunist më ka konfiskuar veprat.

Babai im e kishte ngjitur në albumin e shtëpisë dhe unë kur dola nga burgu e gjeta. Është shumë simbolke dhe me shumë rëndësi.

Tani janë dy dokumenta, ai i konfiskimit dhe djegies dhe ky i dhurimit, ku ka disa edhe nga ato që më janë djegur të cilat i kam ribërë.

Kam parasysh atë dokumentin, kur m’i dogjën veprat…

Dhe ja ku po ju them, se ne kemi kaluar në ekstrem, duke pasur një urrejtje të pallogaritshme.

Ata fare mirë mund të mos t’i pëlqenin, por jo t’i digjnin veprat. Gjithë jetën më ndjek një mendim, më mirë të më kishin vrarë dhe të mos më digjnin veprat”, tha Maks Velo.

Ai u dënua në vitin 1979 me burg, pas dëshmisë së 13 personave, shumica e të cilëve ishin artistë.

SHKARKO APP