Maks Velo promovon grafikat e realizmit socialist në Paris

Kryetarja e shoqatës “Albania”,  Ornela Todorushi në fjalën e saj vlerësoi punën plot pasion, të kujdesshem dhe kërkimore të autorit të këtij albumi me grafika ku përfshihen gati 1000 vepra të 152 autorëve.

Maks Velo, duke ju përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve, cilësoi se “grafikat përbëjnë një koleksion të vyer”. Ai e bazoi këtë  në faktin se, ” në grafika, shohim fillesat e tabllove dhe skulpturave të asaj epoke që nuk arrinin të dilnin nga kornizat e lejuara nga komisionet  e ndryshme e ideologjisë sunduese”.maks

Sipas tij, “megjithëse në këtë gjini kjo ideologji shpërndante  imazhet e dëshëruara nga pushteti, artistët grafistë sillnin risi figurative dhe estetike që nuk realizoheshin dot në pikturat dhe skulpturat e kësaj kohe. Format e zgjedhura i shpëtonin kontrolleve të komisioneve edhe për faktin se e quanin një gjini të vockël”. Duke ju referuar koleksionit të veprave më grafike të viteve ’70-të të piktorit Zamir Mati  te cilat janë ekspozuar gjatë këtyre ditëve pikërisht në sallën  ku zhvillohej promovimi i albumit të tij , Velo cilësoi se, “ Zamir Mati ishte  një nga artistët që u dashurua  me bardhë e zinë dhe vizatimin. Tek veprat e tij  dallojmë mjeshtërinë në realizimin e tyre, grafikat e kantjerit të ndërtimit të uzinës së Ballshit me raportet bardhë e zi e detajet janë mjeshtërore. Ai hyri në grafikën shqiptare në vitet ’70 dhe është nga të vetmit që krijon akoma në këtë gjini. Unë do të dëshiroja që këto vlera të krijuara prej tij t’i shihja në një album të ardhshëm ashtu edhe të autorëve të tjerë si Pandi Mele, Safo Marko, Ksenofon Dilo, etj”.

max3Por  sipas Velos, futja për herë të parë e shtypshkronjës në qytetin e vjetër të Voskopojës sikur i ka dhënë edhe një privilegj artistëve grafistë të juglindjes në përdorimin e ngjyrave dhe planshave të drurit dhe të shtypit e të riprodhimit, ku dallohen veprat e Anastas Kostandinit të mbushura me skenat jetësore e të realizuara me detaje grafike të arrira.  Në këtë kuptim ato janë vepra arti. Ish i dënuar politik në kohën e Hoxhës, pikërisht për  konceptin e tij të kundërt me realizmin socialist, Velo si  intelektual, di të ndajë ideologjinë nga mjeshtëria artistike e  realizimit të shumë veprave grafike. “Autorët që unë kam përfshirë në këtë album kanë edhe shumë vepra të tjera grafike që i kanë krijuar për dëshirën e tyre. Por më e qartë kjo do të duket kur të kemi edhe albume të tjera që nuk janë në këtë album në të cilin janë përfshirë ato vepra grafike që janë botuar në shtypin e ditës dhe revistat periodike “Nëntori”, “Ylli”, “Fatosi”, “Pionieri”, “Shqipëria e sot”, e disa pllakate, të pakta, të cilat kam mundur të gjej ngaqë nuk janë koleksionuar nga askush në arshivat tona…”, tha ai në këtë takim promovues duke ju përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve në këtë takim. Në këtë mbrëmje dhe takim morri pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Francë Dritan Tola, i cili falenderoi artistin, shkrimtarin, arkitektin Maks Velo për takimin në Paris në këto ditë të muajit nëntor kur përkujtojmë edhe 70-vjetorin e çlirimit të Atdheut. Ai falenderoi për promovimin e veçantë të albumit me “Grafika të realizmit socialist në Shqipëri” që është edhe libri i 14-të i Maks Velos, duke i uruar punë të mbarë edhe në të ardhmen për një kulturë të vërtetë evropiane

 

SHKARKO APP