Mali i Tempullit

Në qytetin e vjetër të Jeruzalemit ka një kodër, që quhet Mali i Tempullit, dhe në të cilën gjenden dy qendra kulti muslimane: Kupola e Shkëmbit dhe Xhamia Al-Aksa. Të dyja ndërtesat janë ndërtuar në fund të shekullit të shtatë gjatë sundimit të dinastisë së fisit të kalifëve Umayads. E veçanta e Malit të Tempullit është kupola e artë, e cili i jep malit pamjen e tij të veçantë. Emri buron nga shkëmbi që rrethon ndërtesën. Nga ky shkëmb thuhet se themeluesit i fesë islame, Muhameti, ka nisur udhëtimin e tij drejt qiellit. Kjo është arsyeja pse Mali i Tempullit konsiderohet pas Mekës dhe Medinës, si vendin i tretë i shenjtë i fesë islame.

Por edhe feja hebraike i ka dhënë pamjen e saj zonës: Muri i famshëm i Vajtimit, ku kryejnë lutjet e tyre hebrenjtë, është pjesë e tempullit herodian. Ai u shkatërrua në vitin 70 pas Krishtit nga romakët. Paraardhësi i tij, tempulli i Solomonit u shkatërrua në vitin 586 nga ushtritë e pushtuesit babilonas Nebukadnetsar II. Shkatërrimi i dy tempuajve luan një rol qendror në traditën hebreje. Rindërtimi në të njëjtin vend ka lidhje të ngushtë me kthimin e Mesisë. Mali i Tempullit njihet edhe si vendi ku Perëndia ka marrë baltë për të formuar Adamin, që sipas Biblës konsiderohet si njeriu i parë. Figura të tjera biblike – si Kaini, Abeli dhe Noa, Abrahami dhe Isaku – lidhen me këtë vend. Prandaj Mali i Tempullit ka një rëndësi të madhe për krishterimin.

Administrimi i Mali të Tempullit

Deri në luftën gjashtëditore në vitin 1967, Mali i Tempullit ishte nën administrimin e Jordanisë. Prej atëherë ai është nën administrimin e një të ashtuquajturi “Fondacioni islamik i Jeruzalemit Wagf “. Anëtar i fondacioni është gjithashtu dhe myftiu i madh i Jeruzalemit.

Hebrenj radikalë angazhohen që në Malin e Tempullit të ndërtohet një tempull i tretë hebre. Por kjo do të kërkonte prishjen Kupolës së Shkëmbit dhe të xhamisë Al-Aqsa. Për këtë ky propozim refuzohet nga muslimanët. Në Izrael projekti është i diskutueshëm. Sipas një sondazhi të gazetës izraelite Haaretz, 30 për qind e izraelitëve e mbështesin këtë kërkesë. 45 për qind janë kundër, pjesa tjetër është e pavendosur. Ndërtimi i një tempull të tretë hebre mund të konsiderohet pra në fakt si i pamundur.

Provokime të qëllimshme

Megjithatë gjithmonë ka provokime të qëllimshme. Në vitin 2000, udhëheqësi i opozitës së atëhershme izraelite, Ariel Sharon, ishte në muajin shtator i shoqëruar me truproja të shumta dhe polici në Malin e Tempullit. Vizita konsiderohet si një burim kryesor për shpërthimin të ashtuquajturës intifada e e dytë, Al-Aksa. Kryengritja palestineze zgjati deri në shkurt të vitit 2005.

Dhuna përreth Malit të Tempullit vazhdon edhe sot. Më 29 tetor 2014, një atentator palestinez qëlloi me katër të shtëna hebreun e djathtë Yehuda Glick, duke e plagosur rëndë atë. Glick qe angazhuar gjithmonë për ndërtimin e tempullit të tretë.

SHKARKO APP