“Mami vdiq gjatë bombardimit, para syve të mi”, Alvini bën rrëfimin e parë për jetën në kampin e ISIS

Alvin Berisha e tregon ende qarte traumen e madhe qe ka pesuar gjate jetes ne kapimin e tmerrshem ne Siri, prej nga u lirua vetem pak dite me pare, per t’iu bashkuar serish babait dhe motrave te tij ne Itali.

Mediat italiane shkruajne sot se ai eshte marre ne pyetje nga hetuesit ne prani te nje psikologu, por ka qene vetem nje seance e shkurter.

Djali paraqet një gjendje tronditjeje shumë te madhe për shkak të traumave emocionale qe ka jetuar.

Ata do ta dëgjojnë atë serish më vonë, por me pare ai do t’i nenshtrohet nje operacioni per demtimin qe ka marre ne kembe, gjate bombardimit ne kamp ku i vdiq edhe e ema, Valbona Berisha.

Fëmija këtë mëngjes, ka treguar mes lotesh se pa sesi nëna e tij vdiq nga një bombë dhe se ai ishte në krah të saj ne ate moment, por mundi te shpetonte.

Ai tregoi se shperthimi ndodhi ne kohen qe ishin ne kamp ne Siri, por jo ne Al Hol, nga i cili u shpetua per t’u kthyer ne Itali.

Djali nuk di te tregoje kohen kur ndodhi shperthimi, por thote vetem se ishte “shumë e nxehtë”. Mjekët ndoshta nga plaga e fëmijës do të jenë në gjendje të tregojnë kohen kur ndodhi shpërthimi.

SHKARKO APP