Manastirliu: 240 mijë fëmijë kanë kryer vaksinat falas

240 mijë fëmijë kanë kryer vaksinat falas prej muajit tetor të këtij viti. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu. ”Prej muajit tetor ka filluar në të gjitha Qendrat Shëndetësore në mbarë vendin aplikimi i vaksinës së re, rotavirus për mbrojtjen më të mirë të shëndetit të fëmijëve. Qëllimi i MSHMS është të nxisë vaksinimin si një investim afatgjatë për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve”. Ministrja Manastirliu u shpreh se vaksinimi është pjesë e paketës së kujdesit shëndetësor parësor dhe ofrohet falas për të gjithë në çdo cep të vendit për moshat 0-18 vjeç me qëllimin për të patur një mbulesë vaksinale sa më të lartë. ”Mbulesa vaksinale në vend varion nga 95-99% me një mesatare prej 98% duke treguar për aksesin që ka çdo fëmijë për të kryer vaksinimin falas pavarësisht vendit ku banon apo gjendjes sociale dhe ekonomike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?