Mania “Meghan Markle”, 4 mijë persona në radhë për të blerë xhinse si të sajat

Meghan Markle është kthyer në një ikonë stili veshjeje. Bashkëshortja e princit Harry të Anglisë, e cila mban titullin dukeshë e Sussex, ka treguar se di si të jetë ikonë mode.

Firma e veshjeve “Mother” duket se e di mirë ndikimin që ka ajo tek të tjerët.

Kjo pasi që nga dita e dasmës së saj më 19 maj e deri më sot, ka shkuar në 4 mijë, numri i personave që kërkojnë të blejnë xhinse si ato të veshura nga Meghan në një dalje publike në fund të vitit 2017.

“Mother” e rinxorri në shitje modelin në muajin mars dhe brenda tre ditëve, nuk kishte më gjendje.

Ditën e sotme, 26 qershor do të rinxirren sërish në treg, kjo linjë xhinsesh, për shkak të kërkesave në rritje, të cilat numërohen mbi 4 mijë.

Firma e njohur bën me dije se prenotimet për këto xhinse janë rritur me 640%.

 

 

SHKARKO APP