Mania për bel të hollë: Mbaj korse edhe gjatë seksit (FOTO)

Një grua e ka çuar në një tjetër nivel përpjekjen për të patur linjat e mëparshme. Diana Ringo, 39-vjeçarja nga California, nuk ishte aspak e kënaqur me trupin e saj pas lindjes dhe vendosi të merrtë një vendim ekstrem: mbajtjen e korsesë për 23 orë në ditë, edhe gjatë seksit.

”Nuk isha e lumtur me trupin tim, sepse isha shumë e shëndoshë. Nuk ka asgjë të keqe nëse je e shëndoshë, për aq kohë sa nuk cënohet feminiliteti. Por pas lindjes une fitova karakteristikat e një trupi mashkulli dhe nuk isha aspak rehat me atë pamje”, shpjegon ajo.

Diana e mban korsenë gjatë gjithë ditës dhe është mësuar tashmë me të. “Kur s’e kam është njësoj si ndjesia kur heq reçipetat; ndihem rehat, por në thelb është diçka që duhet ta mbaj sepse jam mësur tani”, sqaron 39-vjeçarja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një metodë e tillë ekstreme nuk këshillohet nga mjekët pasi mund të çojë në ndërlikime të rrezikshme për shëndetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?