Manjak ndaj pornografisë, kasapi i pret dorën djalit

Një baba i zemëruar nga varësia e djalit të tij ndaj pornografisë në internet, i ka prerë dorën e djathtë si dënim për shkak të refuzimit të të riut për të dorëzuar telefonin.

Incidenti barbar ndodhi pranë qytetit Hyderabad, ku Khalidi refuzoi ti bindej paralajmërimeve të përsëritura të babait të tij, me profesion kasap. Të dielën 18-vjeçari u kap në flagrancë përsëri duke parë filma për të rritur.

I zemëruar për “varësinë” e djalit, 45-vjeçari u përpoq që ti merrte telefonin. Duke kundërshtuar të atin, Khalidi arriti që të largohej nga duart e tij dhe iku, dhe u kthye në shtëpi vetëm natën vonë kur të gjithë ishin duke fjetur gjumë.

Në mëngjes pasi babai dhe djali u përleshën përsëri, në gjendje zemërimi Qayyum mori thikën e kasapit dhe i coptoi dorën e djathtë Khalidit.

Mjekët thanë se dora ishte shkëputur 90% dhe shanset për ta rikthyer ishin pothuajse zero. Pas incidentit, 45-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në paraburgim 14 ditor.

Gjatë marrjes në pyetje të policisë kasapi deklaroi se djali adoleshent ishte i varur ndaj pornografisë në telefon duke qënduar në kurriz të punës së tij, ushqimit dhe gjumit.

Faqja më e vizituar në botë e pornografisë, Pornhub tha se India zë vendin e tretë të përdoruesve më të mëdhenj pas amerikanëve dhe britanikëve në vitin 2017.

SHKARKO APP