Maqedonia e Veriut mori “Po” pa kushte nga Gjermania, por “kërcënohet” nga Bullgaria

Maqedonia e Veriut është një ndër shtetet aspirante në rajonin e Ballkanit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ndonëse pak ditë më parë në Bundestagun gjerman mori një “PO” ka kushte, pas arritjes së marrëveshjes historike të Prespës, sërish për Maqedoninë e Veriut ekziston një kërcënim real në rrugën drejt integrimit, Bullgaria.

Sofia mbështet dhënien e dritës jeshile, por me kushte. Së fundmi, në samitin e “The Ekonomist” i mbajtur në Shkup, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva tha se mbështetja e Maqedonisë së Veriut asnjëherë nuk ka qenë pa kushte.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mbështetja jonë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian asnjëherë nuk ka qenë pa kushte, ka një kusht shumë të qartë, që ka të bëjë me marrëdhënie të mira fqinjësore”, deklaroi Zaharieva, e cila shtoi se “ nuk bëhet fjalë për kriter bullgar, por është një ndër kriteret për anëtarësim në BE”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, gjatë fjalës së saj në samit, zyrtarja bullgare komentoi edhe Marrëveshjen e arritur të Prespës, por shtoi se pjesa historike mes Shkupit dhe Sofjes është çështje më e ndërlikuar.

“Marrëveshja e Prespës është marrëveshje bilaterale. Nuk është lehtë të ndryshohet emri i vendit, por pjesa historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë është më e vështirë”, theksoi Zaharieva.

Edhe më herët, presidenti bullgar Rumen Radev deklaroi se Sofja nuk dëshiron të bëhet pengesë për datën e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut, por nga ana tjetër ka kërkuar reflektim nga Shkupi zyrtar.

Dy shtetet, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria më 1 gusht të vitit 2017, arritën një marrëveshje për fqinjësi të mirë, por zbatimi i saj ende nuk është arritur për shkak të dallimeve mes dy vendeve për prejardhjen etnike të disa personaliteteve nga e kaluara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?