“Maratona e Tiranës 2018”, konkurs për dizenjimin e medaljes

Maratona e Tiranës 2018 vjen këtë vit me edicionin e saj të 3-të dhe me siguri tashmë mund ta cilësojmë atë si eventin më të madh sportiv ndërkombëtar në qytet.

Shtimi i numrit të pjesëmarrësve ndër vite është një tregues i mirë, se kjo garë është bërë e dashur për qytetarët e Tiranës dhe më gjerë.

Organizatorët ftojnë të gjithë të rinjtë me aftësi krijuese në dizajn të përfshihen në këtë event dhe të sjellin propozimet e tyre për krijimin e medaljes së Maratonës së Tiranës 2018.

Kjo medalje do të jetë simboli i edicionit të 3-të, të Maratonës së Tiranës frymëzuar nga elementët e ndërthurura sportive, inovative dhe të trashëgimisë kulturore të qytetit. Fituesi i konkursit “Krijo ti medaljen e fitores” do të shpërblehet me një çmim prej 100 euro.

Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në këtë konkurs, duhet të dorëzojnë propozimet e tyre brenda datës 10 shtator 2018, në adresën elektronike info@tiranamarathon.com sipas rregullave të përcaktuara të hartuara dhe miratuara për këtë qëllim.

SHKARKO APP