Mariza Ikonomi për herë të parë e dashuruar: Kam “shqiponjë” në stomak

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi për herë të parë ka folur për dashurinë. E ftuar në studion e emisionit BOOM, mes notave të humorit, Mariza thotë se ka filluar shoqërohet me një djalë. Edhe pse ajo nuk e bën publik emrin e “princit” këngëtarja thotë se është ende në fazën e njohjes.

Fiori Dardha: Meqë jemi tek dashuria, e kuptoj që je e dashuruar me natyrën, jetën, Tiranën, Shqipërinë , me muzikën, me atë personin konkret je e dashuruar?

Mariza Ikonomi: Po jo, nuk kam asnjë person.

Rozana Radi: Nuk të pëlqen askush?

Mariza Ikonomi: Në fakt ka filluar të më pëlqejë dikush, po kaq. Jam te pëlqimi akoma

Rozana Radi: E ke në Facebook, instagram apo e ke shok?

Mariza Ikonomi: E kam shok.

Fiori Dardha: E di ai, ka nuhatur?

Rozana Radi: T’ja them unë.

Mariza Ikonomi: Unë nuk e di për vete e kam qejf apo jo, jam akoma vetë konfuze.

Rozana Radi: Po ai si sillet me ty?

Mariza Ikonomi: Po mirë sillet prandaj mua më pëlqen.

Rozana Radi: Ça ka bërë ai?

Mariza Ikonomi: Po ja më fton nëpër kafe, nëpër dreka

Rozana Radi: Kush paguan, apo ai gjithmonë?

Mariza Ikonomi: Jo, edhe unë.

Fjori Dardha: Duhet të ndodhë dicka tjetër.

Mariza Ikonomi: Epo nuk do t’i themi të gjitha në televizion.

Fjori Dardha: Fluturat në stomak të kanë filluar?

Mariza Ikonomi: Më ka filluar një shqiponjë.

SHKARKO APP