Marjona Metohu: Do të më pëlqente një bashkëpunim me Aurela Gaçen

 Bashkëpunimi me grupin “Yjet e Panjohur” disa kohë më parë, ishte një nga provat e talentit të saj. Në një intervistë për gazetën “Koha Jonë”, Marjona Metohu , tregon për projektet e saj të reja artistike. Ajo thotë se shumë shpejt do të hedh në treg në punim të ri artistik. Ndërsa shpreh dëshirën për një bashkëpunim me këngëtaren Aurela Gaçe.

Publiku ju njeh si këngëtare në disa spektakle dhe me këngën që kini publikuar së bashku me Yjet e Panjohur. Veç muzikës, ku dukeni shumë e përkushtuar, me çfarë merret Marjona?

Publiku, besoj më tepër më njeh falë talent show-ve që unë kam marr pjesë dhe emisioneve televizive pasi vërtet kanë qenë të shumtë. Ndërsa përsa i perket këngës me “Yjet e Panjohur”, “Më kujto” , kjo ka qenë kënga ime e parë dhe fatmirësisht është pritur shumë mirë.  Unë jam nga ata njerëz që çdo ditë e kalon me aktivitete të ndryshme…kështu që përkushtimi më i madh është shkolla dhe puna që unë bëj, sigurisht kënga.

Cila është kritika më e madhe që keni marrë për këngët tuaja dhe si keni reaguar? Po vlerësimi më i madh? .

(Qesh) Kritika?! Këto janë të pakta, më shumë e kritikoj vetveten pastaj vlerësimin sigurisht që e marr nga të gjithë.

Ju keni marrë pjesë fillimisht tek spektakli Gjeniu i Vogël dhe më pas në aktivitete të tjera. Sa të dobishme kanë qenë për ju këto spektakle? A ju kanë ndihmuar për karrierën e mëpasme?

Atëherë, kjo gjë është mëse normale, ato janë hapat e para ku çdo artist krijohet dhe rritet, dhe ngelen më të rëndësishmet. Këto spektakle, personalisht, më kanë bërë shumë të njohur, por sigurisht jam vlerësuar për talentin që kam.

Cila është ambicia juaj përsa i përket karrierës suaj muzikore? Ku e shihni veten pas disa vitesh?

Mendoj se ambicia më e madhe që kam përsa i përket muzikës është suksesi në skenë, gjithmonë në skenë! Muzika për mua është jetë.

Me çfarë projekti artistik po punon aktualisht?

Jam duke punuar një material..është duke u përfunduar kështu që ngelet për tu dëgjuar.

Për këngëtarët e rinj mënyra më e mirë për tu njohur në treg është bashkëpunimi me një emër të njohur të muzikës. Keni pasur ndonjë ofertë? Më kë do të dëshironit të bashkëpunonit?

Është mëse e vërtetë që bashkëpunimi e ndihmon këngëtarin dhe unë oferta kam, por për momentin jam duke punuar me një artist të ri. Pse jo do të më pëlqente një bashkëpunim me Aurela Gaçen.

SHKARKO APP