Marsi i “jep një dorë” turizmit

Mbi 695 mijë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë tre muajve të parë të 2019-ës. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, numri i tyre është rritur me 2,7%, krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e turistëve që hynë në vend gjatë muajit mars me 11,8%, kompensuan ecurinë e dobët të dy muajve të parë të vitit.

Të huajt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar edhe rritjen më të madhe me 33%. Ndërkaq, vendi ynë vijon të mbet një destinacion i preferuar për polakët dhe shtetasit nga Greqia dhe Maqedonia, pasi hyrjet nga këto vende janë evidentuar në rritje të ndjeshme.

Nga ana tjetër ka më pak vizitorë nga Anglia, Gjermania, Spanja dhe Kosova fqinje. Vendosja e tarifës së kalimit të Rrugës së Kombit ka sjellë 27 mijë kalime më pak nga ky shtet në tremujorin e parë, e barabartë me një rënie prej 11.7%. Gjatë kësaj periudhe është vënë re një rritje e konsiderueshme e vizitave të shtetasve të huaj për qëllime biznesi, në total 20 mijë gjatë periudhës janar-mars.

SHKARKO APP