Martohet Kledi Kadiu/ Foto dhe video nga ceremonia e dasmës

Pak javë më parë portali VOX ALBANIAE.VOM publikoi ekskluzivisht lajmin mbi datën e dasmës së balerinit të famshëm shqiptar, Kledi Kadiu, i cili bashkë me partneren e tij, Charlotte Lazzari kishin caktuar të enjten e fundit të qershorit për të kurorëzuar dashurinë e tyre disa vjeçare.

E kështu ka ndodhur! Pas disa javësh përgatitje, më 28 qershor 2018, në një privatësi dhe ambient të përzgjedhur me shumë shije është zhvilluar dasma e çiftit të njohur.

Të ftuar specialë kanë qenë emrat më të njohur të baletit italian, shqiptarë dhe atij ndërkombëtarë. Por ata që kanë spikatur më shumë ndër mysafirët e shumtë duket se kanë qenë miqtë më të ngushtë të dhëndrit, siç ishte; Igli Tare, Lorik Cana, Klodian Çela, Ambeta Toromani, Ilir Shaqiri, etj..

Vox Albaniae.com ka siguruar foto dhe video ekskluzive nga ceremonia e martesës së çiftit, të cilat mund t’i shihni më poshtë. Ceremonia e dasmës është zhvilluar në Lago di Braçiano, Romë.

Kledi Kadiu dhe Charlotte Lazzari janë prindër të një vajze 2 vjeç, që quhet Lea. Më poshtë foto dhe video:

/Burimi: VOX ALBANIAE.COM/

SHKARKO APP