Martoi djalin, por nëna kuptoi që nusja ishte vajza e saj

Një skenar i përkryer për një film dramatik është historia e vërtetë e një familjeje në Kinë. Nëna zbulon në dasmën e djalit të saj se nusja ishte vajza e saj e humbur prej kohësh.

Nëna arriti ta identifikojë vajzën e saj gjatë ceremonisë nga një shenjë lindjeje në dorë. “Times News Now” raporton se dasma kaloi në planë të dytë pasi nëna dhe vajza e saj u përqafuan pas shumë vitesh të ndara.

Dasma vazhdoi normalisht, pasi nëna e kishte birësuar djalin. Ajo dëshpërimisht kishte kërkuar për vite me radhë për vajzën e saj të vetme.

Nëna pyeti prindërit e vajzës, të cilët pranuan se e kishin adoptuar fëmijën rreth 20 vite më parë kur e kishin gjetur atë në anë të një rruge. Kur dëgjoi historinë, nusja shpërtheu në lot dhe e përshkroi momentin e takimit me nënën e saj biologjike si më të lumturin se edhe vetë dita e saj e dasmës.

SHKARKO APP